Bota
Nuk ndalet Rusia, pas digës hedh në erë tubacionin më të madh të…
Frikë për një tjetër fatkeqësi mjedisore u ngrit në Ukrainë pasi tubacioni më i madh i amoniakut në botë i vendosur në Kharkiv, u bombardua nga Rusia.
Burime pro-Moskës, publikuan pamjet që tregojnë një re gazi shpërndahet mbi një zonë pyjore pranë qytetit Masyutivka, e cila shtrihet në “zonën gri” midis kufirit rus dhe ukrainas, dhe aty strehon një stacion pompimi për tubacioni Tolyatti-Odessa.
Amoniaku është një komponent kyç i plehrave nitrat, ndërsa Rusinë që është një nga prodhuesit kryesorë të tij në mbarë botën. Por është gjithashtu jashtëzakonisht toksik dhe mund të shkaktojë acarim të rëndë në mushkëri, fyt, hundë dhe sy, duke shkaktuar probleme serioze shëndetësore për njerëzit që mund të ekspozohen ndaj tij.
Moska tha të mërkurën se një “grup sabotatorësh ukrainas” hodhi në erë tubacionin. Ndërkohë, Kievi fajësoi trupat ruse, por tha se çdo dëmtim i tubacionit ishte një “pasojë e luftës” dhe se tubacioni ishte dëmtuar nga granatimet e përsëritura ruse.