Connect with us

Kosova

Nuk ndalet shahisti Vuçiç/ Stradner tregon planet e presidentit serb

Bashkëpunëtorja kërkimore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Washington, Ivana Stradner, ka thënë se Vladimir Putin erdhi në pushtet për të lënë një trashëgimi dhe se ai nuk do të ndalet vetëm me luftën në Ukrainë.

Në një intervistë për median serbe ‘Danas’, ajo theksoi se në listën e ambicieve imperialiste të presidentit rus, janë Moldavia, vendet baltike dhe Polonia, si dhe instalimi i regjimeve kukull pro-ruse në rrethinën e tij.

Kurse për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ajo tha se është një kukull e dobishme për Putinin duke i mundësuar bashkëpunim në fushën e sigurisë.

“Ndikimi rus në fushën e energjisë nuk duhet të nënvlerësohet. Vuçiç nuk dëshiron të vendosë sanksione ndaj Rusisë sepse Moska po përdor Serbinë për të anashkaluar sanksionet”, shpjegoi Stradner dhe paralajmëroi për një konflikt të mundshëm në Ballkan, I cili duhet të merren seriozisht.

“Shumë e imagjinojnë luftën në Ballkan si në vitet ’90 dhe arrijnë në përfundimin se Vuçiç nuk do të përshkallëzojë situatën për shkak të NATO-s, por kjo është një analizë naive. Millosheviçi bëri luftëra përmes strukturave paraushtarake dhe këtë provoi edhe Vuçiç në Banjskë. Njësitë speciale dhe operacionet e informacionit janë çelësi, dhe Putin bashkë me Vuçiç e dinë se zona gri e luftës nuk mund të provokojë nenin 5 të NATO-s, por nga ana tjetër, mund të tregojë se aleanca është një tigër letre” – theksoi Stradner, duke saktesuar se Kosova dhe mbi të gjitha Bosnja dhe Hercegovina janë pjesë e kësaj strategjie.

“Qëllimi në Kosovë është të tregohet se NATO është e dobët. Mjafton të shikohet fakti se vitin e kaluar mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it u plagosën në përleshje në veri të Kosovës kur serbët u përleshën me policinë dhe pjesëtarët e KFOR-it. Së shpejti mund të presim struktura pro-ruse në Maqedoninë e Veriut, gjë që do t’i ndërlikojë më tej gjërat” – shtoi Strander.

Sipas saj, “Nëse shikojmë në mënyrë retroaktive raportet e shërbimeve të inteligjencës në fund të viteve ’80 dhe mediat perëndimore që paralajmëronin atë kohë për kaos para luftës në Jugosllavi, mediat dhe liderët e huaj po paralajmërojnë sot për mundësinë e konfliktit në Ballkan, dhe kjo duhet marrë seriozisht”.

“Aleksandër Vuçiçit i pëlqen të thotë se ai është një shahist i mirë dhe se po udhëheq një politikë balancuese pragmatike dhe racionale. Një politikë e tillë mund të funksiononte para vitit 2022 teksa ai kishte mbështetjen e Angela Merkel, politika e së cilës bazohej në bashkëpunimin ekonomik dhe jo në promovimin e demokracisë. Bota ndryshoi në vitin 2022 dhe Perëndimi ia hapi sytë Vuçiçit. Ky është fillimi i fundit të tij i cili ndoshta do të zgjasë shumë por maskat ia kanë hequr” – potencoi Ivana Stradner.

Kosova

Rrufeja ndodhi mbi Kosovë, profesori ‘godet’ ashpër Edi Ramën

“Gjithmonë kur është në pyetje Kosova dhe rrugëtimi i saj në organizatat ndërkombëtare kundërshtarët, armiq por edhe miq të Kosovës vendosin pengesa për te penguar anëtarësimin” – Kështu është shprehur profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj, i cili tha se, edhe pse me marrëveshjet e arritura ekziston qëndrimi se Kosova nuk duhet të pengohet, Serbia po “luan me zjarr” për të penguar ne realizimin e gjithë kësaj, kurse ndërkombëtarët vetëm po shikojnë, dhe madje sipas tij, po e përgëdhelin edhe më shumë Serbinë.

“Por, karshi kësaj, fantazmat dhe shtrigat e Evropës nuk po rrijnë rehat, sepse Evropa historikisht nuk ka qene kurrë perkrahëse e sinqertë e shqiptarëve, por gjithmonë eshte vendosur kundër tyre duke i coptuar dhe ndjekur nga trojet e tyre. Pra, Evropa është po ajo siç e cilësonte edhe i madhi jonë Gjergj Fishta, si dhelpër e vjetër e cila edhe mund të lëmojë dhe ledhatoj, por zanatin e vjetër nuk e harron sa herë t’i vije rasti i godet shqiptarët” – ka theksuar Maxharraj.

Sipas tij, Evropa më së miri tani po e tregon fytyrën e saj te pafytyrë për ta penguar Kosovën që të anëtarësohet në KiE.

Profesori tha se kjo ishte si një rrufe në qielli të hapur pa re, por megjithatë ky skandal ndodhi.

“Po si erdhi deri te kjo rrufe kaq e tmershem që e goditi Kosovën. Kjo nuk është e rastësishme, sepse qëkurse ka aplikuar Kosova për t’u anëtarësuar në KiE dhe çdo kund, në çdo rast emisarët në dialog si Borell, Lajçak e në veçanti emisari i SHBA-së, emisari amerikan Gabriel Escobar nuk e ka hequr nga goja themelimin e asociacionit. Por në veçanti lidhur me këtë ndodhi diçka e veçantë, u gjet njeriu servil i cili lëpihet nëpër sahanat e kancelarive të Evropës, Edi Rama që në miqësi të ngushtë si me vëllaun, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic, gatuan vepra të ndyra në dëm të Kosovës” – ka potencuar profesor Binak Maxharraj.

 

Continue Reading

Kosova

Retorika e sanksioneve dhe Albin Kurti i shpërblyer, loja me dy porta e Perëndimit

Në Bruksel po përgatitet një raport për përmbushjen e kërkesave të parashtruara para Kosovës për të de-përshkallëzuar situatën në veri, nga e cila do të varet nëse Bashkimi Evropian do t’i heqë sanksionet ndaj Prishtinës të vendosura qershorin e kaluar. Lidhur me këtë, diplomati serb  Sreçko Gjukiç tha se masat ndëshkuese të BE-së as nuk e kanë prekur  qeverinë në Prishtinë dhe se ato janë më shumë retorike sesa sanksione reale politike dhe ekonomike.

“Ata bëjnë thirrje që Kurti të pranojë një dialog konstruktiv, megjithatë ai është kokëfortë dhe asnjë sanksion apo kërcënim me sanksione nuk i ndihmon ata ne Perendim. Duket se e vetmja gjë që ndihmon ne kete situate, është kur amerikanët ta largojnë nga pushteti apo dhe ta detyrojnë te shkojë në zgjedhje të reja” – deklaroi Gjukiç duke shtuar se tani Kurtit po i shkojnë njoftime se mund të hiqen sanksionet dhe kjo do të thotë se ai nuk duhet të ndryshojë qëndrim.

“Është më shumë një histori që është nisur për t’u folur dhe nuk ka asgjë të vërtetë pas saj. Së pari, këtu është problemi: çfarë duhet hequr prej tij dhe së dyti, nëse i heqin masat, atëherë ky është një shpërblim për të, sepse asgjë nuk është bërë, për shembull për asociacionin, dinarin, çështjet e sigurisë…” – theksoi diplomati serb.

I pyetur nëse njoftimi për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës është një përpjekje për të rënë dakord Kurti për një lloj bashkëpunimi, pasi javën e ardhshme Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës pritet të votojë kërkesën e Kosovës për t’u pranuar në atë organizatë, ai u shpreh se

ka mundësi që dikush ka menduar se në këtë mënyrë do ta shtyjë Albin Kurtin të bëjë diçka që nuk e ka bërë më parë, por ky është një presion shumë i dobët apo dhe shantazh I tillë për diçka të madhe që duhet të bëjë, dhe për të krijimi i asociacionit është një gjë jashtëzakonisht e madhe.

“Është si një lojë macja me miun dhe nuk besoj se do të jetë vendimtare as për Këshillin e Evropës as per asociacionin dhe për të gjitha lëvizjet e tjera që presin ata diku, derisa Kurti të paralajmërohet realisht në mënyrë më të drejtpërdrejtë nga fuqitë e mëdha: Nuk ka Keshill Europe pa asociacion dhe paskesaj te shkohet në zgjedhje ne Kosovë” – potencoi Gjukiç.

 

Continue Reading

Kosova

Këshilltari i Kurtit e pranon: Marrëveshja me Serbinë, lëvizje prapa për Kosovën

Si rrallë herë nga ndonjë zyrtar i Qeverisë së Kosovës, Jeton Zulfaj, këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar që Marrëveshja e arritur në Bruksel në mes Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes dy shteteve ishte një hap mbrapa për Kosovën.

Zulfaj kujtoi se kur kishin ardhur në Qeveri, qëndrimi edhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ishte njohje reciproke në qendër, por u bë kompromis dhe marrëveshja u arrit për “njohje de facto”.

“Ju e dini, kishim qëndrimin e presidentit të SHBA-ve për njohje në qendër dhe njohje reciproke në qendër ndërkohë që kaluam te njohja de facto. Edhe kjo ishte një lëvizje le të themi mbrapa, por një kompromis për marrëveshjen të cilën ata na e sollën si një marrëveshje kompromisi”, pohoi këshilltari i Kurtit.

Përkundër këtij kompromisi të bërë nga Qeveria e Kosovës, Zulfaj tha se tani as kjo nuk po mjafton, sepse po kërkohet zbatim selektiv i neneve brenda marrëveshjes dhe shtoi se Kosova “ka interes nga normalizimi i marrëdhënieve” me Serbinë.

“Pra duhet të ndodhë normalizimi, sepse Serbia është fqinj verior dhe marrëdhëniet normale mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë i kontribuojnë edhe fqinjësisë së mirë edhe paqes dhe stabilitetit në rajon, por edhe rrugëtimit më të shpejt drejt Bashkimit Evropian” – deklaroi Zulfaj

Continue Reading

Kosova

Serbia ia arriti qëllimeve, pavarësisht premtimeve të Perëndimit

“Para tri viteve presidenti amerikan, Joe Biden, në një letër dërguar presidentes së sapo zgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani, i thoshte asaj se SHBA-të kërkojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse e përfundimtare, në të cilën njohja e Kosovës nga ana e Serbisë të ishte në themelin e saj.

Këtë kërkesë zoti Biden ia bëri asokohe edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Të dy presidentëve u kërkoi marrëveshje sa më të shpejtë me bazë njohjen e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës. Presidenti amerikan kërkoi gjithashtu kompromisin e të dy palëve. Dhe gjithkush beson edhe sot se “kompromisi” për Kosovën do të thoshte krijimi i Asociacionit, bazuar në Kushtetutën e vendit, siç e ka përsërit vazhdimisht ambasadori amerikan në Prishtinë, Hovenier.

Po çfarë ndodhi më pas? Gradualisht diplomatët amerikanë filluan ta heqin nga diskursi i tyre njohjen de jure të shtetit të Kosovës nga ana e Beogradit. Madje ata, përveç ambasadorit amerikan në Kosovë në fillim, nuk e përmendën më njohjen. Mesa duket udhëheqësit serbë të Beogradit e kundërshtuan fort kërkesën e presidentit Biden për njohjen e Kosovës. Lobuan gjithashtu me të gjithë fuqinë diplomatike e financiare që të hiqej nga fjalori diplomatik, së paku “njohja de jure”! Dhe ia arritën kësaj” – keshtu shkruan ne nje postim editorial profesor doctor Enver Bytyçi.

Sipas tij, kërkesa e presidentit Biden u mor nga Kosova si premtim amerikan për njohjen e pavarësisë së saj, por ndërkaq ndodhi e kundërta. Ishin pikërisht emisarët e Biden, Palmer dhe Escobar që fillimisht hoqën dorë nga “njohja de jure” e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë dhe në fund hoqën dorë edhe nga kërkesa e Marrëveshjes së Brukselit për “njohjen de facto” të këtij shteti.

“Escobar fillimisht foli si guvernator i Kosovës, kur tha se “Nëse Asociacionin nuk e formon Kurti, atëherë do ta formojmë ne”! Por nuk i tha presidentit të Serbisë, se “Nëse ju nuk e njihni de facto Kosovën  sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, atëherë do ta bëjmë ne për ty” – ka theksuar Bytyçi duke potencuar: –

“Borrell, Lajçak dhe Escobar i serviren Kurtit dhe Vuçiç-it marrëveshjen dhe aneksin në shkurt-mars 2023, por Vuçic tha se “Nuk firmos, sepse kam dorën e djathtë të sëmurë dhe kjo dorë nuk shërohet së paku edhe për katër vjet”! Kurti kërkoi në moment të firmosej marrëveshja, si dhe aneksi. Në këto dokumente thuhet se “Nuk mund të përdoret asnjë pengesë për zbatim, duke spekuluar me kushtëzime, ti zbato këtë, pastaj unë po zbatoj këtë pikën tjetër të marrëveshjes”! Gjithçka u sanksionua në pajtim me të dy palët”

Kujtojmë se megjithatë, dy vendet që morën autorësinë e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, përkatësisht Gjermania dhe Franca, plus Italia, kanë kushtëzuar tani pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

“Pra kanë shkelur mbi atë marrëveshje dhe aneksin e saj, të cilat i kanë formuluar vetë dhe i kanë ofruar për zbatim të detyrueshëm për të dy palët. Më e keqja është se në qershor 2023 të dy ato dokumente janë njohur si të detyrueshme për t’u zbatuar nga ana e kryetarëve të shteteve dhe kryeministrat e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Atëherë u tha se me këtë vendim të KE-së, marrëveshja dhe aneksi janë të detyrueshëm njësoj për Serbinë dhe për Kosovën” – ka shkruar Bytyçi duke theksuar se

bazuar në këto parime dhe dokumente Albin Kurti u zotua për formimin e Asociacionit, bazuar në marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin i Ohrit, duke i zbatuar në mënyrë integrale. Ndërsa kryeministrja e Serbisë, Anna Brnabic, i dërgoi letër para gjashtë muajsh këtij Këshilli Europian, në të cilën thoshte se “Serbia nuk do të pranojë dhe lejojë që Kosova të pranohet në organizatat ndërkombëtare, përfshirë OKB në”………………

 

 

Continue Reading

Kosova

Profesori akuzon: Vuçiç mbron politikën e turpit në historinë e Serbisë

Ashtu si Vojisllav Shesheli, Sllobodan Millosheviçi, Karagjiçi e Mlladiçi mbrojtën politikën e viteve 1990 në Hagë, edhe presidenti aktual i Serbisë Aleksander Vuçic është duke mbrojtur të njëjtën politikë, një politikë fatale, politikën më të turpshme në historinë e Serbisë.

Kështu vlerëson Drashko Bjelica, profesor në pension i Fakultetit Filozofik të Nishit pak ditë pasi Vuçiç njoftoi se javën e ardhshme në Nju Jork do të bëjë thirrje për mosmiratimin e rezolutës së Srebrenicës.

“Po të ishte student kaq i mirë, pse nuk e zgjodhën asistent, do të kishin bërë një vepër të mirë, do ta kishin shpëtuar Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Serbisë” – tha Bjelica, i cili ishte serbi i parë që foli për krimet e luftës në vitet 1990.

Pavarësisht pretendimeve të ndryshme të qeverisë aktuale serbe, në tekstin e propozuar të Rezolutës, e cila shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit për gjenocidin e kryer ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, nuk përmendet asnjë lloj përgjegjësie e asnjë kombi apo shtetit, por, ndër të tjera, bëhet thirrje për dënimin pa rezerva të gjenocidit dhe dënon veprimet që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

“Edhe pse jeni besimtarë, politikanë, pushtetarë, gazetarë, sportistë, artistë, shkencëtarë, filozofë, jini njerëzorë! Kjo që po bëni është blasfemi?! Askush perms rezolutes nuk e komprometon kombin si nacionalitetet, besimtarët e fesë, gazetarët e gazetarisë, shkencëtarët, artistët e artit, filozofët e filozofisë… Gjithçka ne Serbi është shurdh e verbër, vetëm mendja sheh dhe dëgjon gjithçka” – deklaroi Drashko Bjelica

Continue Reading
Advertisement

TRENDING