Pinknews
“Nuk ndjej për të, kjo vetëm qan”/ Takoi motrën e Eglit, Gjesti i shpreh shqetësimin

Pas një nate të mbushur me emocione dhe lot, Egli pati mundësinë të takohej me motrën e saj në një moment të veçantë brenda Big Brother VIP Albania.
Teksa dy motrat po bisedonin, Gjesti kërkoi të ishte pjesë e takimit, dhe Egli pranoi ta shihte.
Sapo u takuan, Gjesti e pyeti nëse ishte në rregull ta përqafonte, dhe motra e Eglit i dha miratimin e saj.
Më pas, ai u përpoq të shpjegonte të gjitha situatat në të cilat e kishte mërzitur Eglin, duke u arsyetuar për veprimet e tij.
Megjithatë, motra e Eglit, Ejona, nuk u duk shumë e bindur nga justifikimet e tij.
Në një moment reflektimi, Gjesti kërkoi ndjesë jo vetëm për Eglin, por edhe për familjen e saj, duke thënë: “Të kërkoj shumë falje. Edhe familjes i kërkoj shumë falje”.
Ejona, nga ana e saj, e këshilloi Eglin të qëndrojë e fortë dhe ta shijojë eksperiencën, duke i kujtuar se “Me lot nuk shijohet”.
Ajo i kërkoi Gjestit që në radhë të parë të jetë vetvetja dhe të mos e ndikojë negativisht motrën e saj.
Gjesti, duke pranuar situatën, i tha: “Të kërkoj falje personalisht. Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin, se njerëz jemi”.
Gjesti pastaj largohet duke qeshur, dhe motra e Eglit nuk duket shumë e lumtur me mënyrën se si ai u shpjegua dhe po vepronte

