Connect with us

Aktualitet

‘Nuk quhet njeri’, brenda shtëpisë së familjes Hysa ku Dan Hutra kreu vrasjen

Dan Hutra vrau 3 dhe plagosi 3 gra të tjera në familjen Hysa në Kodër Kamëz. 41-vjeçari hyri i armatosur me kallashnikov në shtëpinë e familjes Hysa. Në emisionin “Uniko” kanë folur burrat e familjes Hysa, në shtëpinë e tyre kanë mbetur ende shenjat e plumbave të kallashnikovit të Dan Hutrës.

“Ky nuk quhet as njeri, nuk e di çfarë mund ta quaj. Njeri shumë i pamoralshëm, shumë i pafytyrë,”- thotë kryefamiljari Zaim Hutra. Ndërsa djali i tij, i cili humbi dhe gruan e tij shtatzënë, tha: Njeri pa gjak, njeri pa familje, njeri pa njeri. Ai është monstër. Ja kemi lënë shtetit, po e shohim që s’ka shtet.

Një plumb i armës është në pllakat e dhomës së ndenjes, tjetri ka prekur dollapin ndërsa një shenjë e madhe është lënë edhe në shkallët e mermerit jashtë shtëpisë. Aty edhe kanë nisur të shtënat me armë.

Në oborr kanë qenë duke larë makinën Mevlute Hysa (motra e ish-bashkëjetueses së Dan Hutrës) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Dy gratë i vrau fillimisht duke i goditur me thikë dhe më pas kur u largua i qëlloi edhe me armë. E më pas, hyri brenda banesës dhe plagosi me armë ish-bashkëjetuesen Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj, Kujtime Hysa, 60 vjeçe.

Advertisement