Connect with us

Aktualitet

Nuk shfaqi pendesë/ Kryekomisari zbulon detaje nga dëshmia e të miturit që vrau Martinin

Kryekomisari Asllan Shytaj ka dhënë detaje të reja në lidhje me të miturin që qëlloi me thikë Martin Canin, i cili fatkeqësisht humbi jetën.

Shytaj ka treguar se autori ndodhet në spital pasi është plagosur, detaj të cilin e konfirmon edhe profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili tha se “ka pasur vetëm dorën të fashuar.”

14-vjeçari Mario Perlleshi është marrë sot në pyetje, dhe nga dëshmia e tij kryekomisari tregon se nuk ka shfaqur pendesë, ndërsa deklaron se dy familjet nga Veriu janë në konflikt të hapur.

Nuk kemi qenë prezent, por vazhdon të jetë i acaruar, jo i penduar. Konflikti do jetë i hapur mes dy familjeve. Janë dy familje me origjinë nga veriu. Atje ekzistojnë akoma këto të gjakmarrjes”, tha Shytaj.

 

Advertisement