Politike
“Nuk tallem me Lulin”/ Rama: Kur kundërshtari të thotë “O Rameee”, është sikur e ka marrë malli

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish përplasjet e tij me Lulzim Bashën në rrjetet sociale gjatë një takimi në Lezhë, ku prezantoi kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.
Rama mohoi që po tallej me Bashën, duke e cilësuar këtë si një formë përballjeje politike, por shtoi se nuk ka mënyrë tjetër për t’iu përgjigjur kur ish-kreu i PD-së i drejtohet me thirrje të tilla.
“Unë nuk tallem me Lulin. Si ta bësh ndryshe? T’i thuash seriozisht ‘zoti Basha, ne kemi dy platforma të ndryshme’? Po çfarë t’i thuash atij, kur më thërret ‘O Rameee!’? Është sikur kërkon ndihmë, sikur e ka marrë malli, sikur ka një hall… si dikush që kërkon banjën,” – tha Rama me ironi.
Kryeministri u shpreh se Basha mbetet kandidati më i mirë që ka pasur opozita, duke theksuar se PD nuk do të arrijë më rezultatin që arriti në zgjedhjet e 2021.
“Dhe Luli është më i miri i tyre. Si ai nuk kanë pasur dhe s’kanë për të pasur. Rezultatin me të nuk e arrijnë më,” – u shpreh Rama.

