Connect with us

Politike

Nuk u bë deti kos/ Deputetja Luljeta Bozo ‘shpërthen’ për arrestimet e socialistëve

E ftuar në emision, Luljeta Bozo ndët të tjera, rrëfeu nga se është zhgënjyer gjatë 4 viteve si deputete në Kuvend.

“Mua më ka zhgënjyer fakti që në një pjesë të seancave është bërë një shfaqje e shëmtuar. Atje nuk mund të quhesh që ke njerëzit më të mirë, më të zgjedhurit nga populli, pasi atje luftohej me karrige e shashka. Njeriu lufton me argumente, me fjalën. Gjithmonë ka të meta edhe nga mazhoranca”.

Sa i përket socialistëve që kanë pasur probleme me drejtësinë gjatë këtij mandati, ajo u shpreh:

“Secili mëndë në kokë i ka dhe të punojë në mënyrë të ndershme. Po i shkeli rregullat le të përgjigjen. Nëse iu merr koka erë, ja ku është drejtësia dhe ua rregullon qefin. Shyqyr që drejtësia arriti që të jetë pushtet i pavarur. Kjo është gjë shumë pozitive. Nëse shkel ligjin përgjigju. Kujton se u bë deti kos dhe mund të bësh çfarë të duash. Unë jam e kënaqur që drejtësia më në fund po thotë fjalën e saj. Njerëzit duhet të kenë frikë nga ligji dhe ta zbatojnë. E shkele? Do të përgjigjesh”, tha Bozdo në “Off the Record”.
Advertisement