Politike
Numërohen 470 kuti votimi në Tiranë, PS kryeson me 49%, PD e ndjek me 34%

Procesi i numërimit në Tiranë vijon pa ndërprerë ndërsa deri më tani janë numëruar 470 kuti nga 1282. Nga numërimi i deritanishëm PS kryeson me 49% dhe ndiqet nga PD me 34%.
Partitë më të vogla kanë arritur të marrin pak vota përkatësisht PSD ka 3% por sërish nuk ka marrë asnjë mandat. Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 3% dhe Mundësia 5%.
PS: 49%; 19 MANDATE
PD-ASHM: 34%; 13 MANDATE
MUNDESIA: 5%; 2 MANDATE
PSD: 3%; 1 MANDATE
NISMA-SHB: 3%; 1 MANDATE
BASHKE: 3%; 1 MANDATE
KEA: 2%; 0 MANDATE
DZH: 0%; 0 MANDATE
QV: 470/1282

