Politike
Numërohen gati 100 mijë zarfe me votat e diasporës, PS kryeson garën, ja si ndahen rezultatet për partitë e tjera

Procesi i numërimit të votave të diasporës vijon në Parkun Olimpik. Sipas rezultateve të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani janë numëruar 97 534 zarfe nga 194 889 në total.
Siç shihet nga rezultati, PS kryeson me 54.14 % të votave (52344). Ndiqet nga koalicioni “PD-ASHM” me 28.34% të votave (27401). Forcë e tretë deri më tani është renditur Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 8.42% të votave (8138).
Rezultatet për partitë e tjera:
Partia Mundësia: 3452- 3.57 %
Lëvizja Bashkë: 2537 – 2.62 %
Partia Socialdemokrat: 1114- 1.15 %
Partia Koalicioni Euroatlantik: 676- 0.70 %
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare: 548- 0.57 %
Koalicioni Djathtas për Zhvillim: 264- 0.27 %
Lëvizja Atdheu: 149- 0.15 %
Partia Aleanca Demokracia e Re: 54- 0.06 %
Nga këto rezultate janë të përjashtuara zarfet me votat e ardhura nga Greqia. KQZ vendosi të lërë menjanë këto zarfe dhe numërimi i tyre do të bëhet në një moment të dytë. Vendimi erdhi pasi PD kontestoi procesin duke pretenduar parregullsi në administrimin e votave si dhe ka ngritur pikëpyetje sa i takon sigurisë që shoqëroi transportimin e tyre nga fqinji jugor drejt Shqipërisë.

