Aktualitet
Numërohen gati 20% e votave në Tiranë, ja si ndahen mandatet

Kur janë numëruar gati 20% e votave në Qarkun e Tiranës, parashikimi i ndarjes së mandatave favorizon Partinë Socialiste, që duket se do të marrë 19 mandate në kryeqytet. Deri tani, sipas të dhënave zyrtare, janë numëruar 246 nga 1282 kuti. Pas PS, ndjek Partia Demokratike me koalicionin e saj, ndërsa nga një mandat parashikohet të marrin Partia Mundësia, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë. 12 orë nga mbyllja e procesit të votimit janë numëruar më shumë se 20 për qind e kutive të votimit nw rang vendi. Deri tani, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar votat në 1273 kuti nga 5225 në total.
Edhe pse mund të ketë ndryshime të shumta, duke qenë se ka edhe shumë kuti për t’u hapur, PS-ja me 53% të votave mund të marrë deri në 83 mandate nëse do të vazhdojmë të kemi këtë trend, Partia Demokratike, 53% të votave 51 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 3% të votave 1 mandat, PSD 4% të votave 3 mandate, Mundësia 3% të votave 1 mandat dhe Bashkë 1% të votave 1 mandat.

