Connect with us

Aktualitet

Numërohen kutitë e para në Himarë, Delvinë dhe Sarandë, PS kryeson me dyfishin e votave ndaj PD

Pas dorëzimit të të gjitha kutive në KZAZ-të e qarkut Vlorë, ka nisur procesi i numërimit në Delvinë, teksa pritet të nisë edhe në qendrat e tjera.

Del ehde rezultati i parë në kutinë e qendrës 4614 në Delvinë, ku PS ka fituar me 103 vota, kundrejt 47 të PD, teksa Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 16 dhe Koalicioni Euroatlantik 1 votë dhe PSD me 4 vota.

Në KZAZ 90 Delvinë, qendra 4614, PS ka marrë 103 vota, PD me 48 vota. Në qendrën 4613/1, PS ka marrë 89 vota dhe PD 39 vota.

Kurse në kutinë e parë në Sarande, qendra 4660/1, PS ka fituar 101 vota dhe PD 93 vota. Është njoftuar se pas pak do të nis numërimi i kutive për ZAZ-të e Bashkisë Vlorë.

Janë numëruar edhe kutitë e para në Himarë ndërkohë, proces që është ndjekur edhe nga prezenca e Vangjel Dules dhe eurodeputetit grek Fredi Beleri, ish-kryebashkiaku i dënuar me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor në Shqipëri.

Në kutinë e parë PS ka marrë 74 vota dhe PD 50 vota. Në Kutinë e dytë PS me 138 vota dhe PD me 70 vota. Në të tretën PS 99 vota dhe PD me 30 vota dhe në kutinë e katërt PS me 43 vota dhe PD me 188 vota.

Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Vlorës

Advertisement