Connect with us

Politike

Numërohen mbi 10 mijë zarfe të diasporës/ PS kryeson me 55.80% të votave

Mbi 10 mijë zarfe të diasporës janë numëruar deri më tani. Konkretisht 10 056 zarfë janë numëruar nga gjithsej 194 889. Sipas rezultateve të deritanishme PS ka marrë 5 573 vota, që përbëjnë 55.80% të votave të numëruara deri tani. Ndërsa PD ka marrë 2 814 vota ose 28.17% të votave.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka arritur të sigurojë 811 vota (8.12 %), ndërsa subjektet e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël:

Partia Mundësia (301 vota, 3.01 %)

Lëvizja Bashkë (217 vota, 2.17 %)

Partia Socialdemokrate (104 vota, 1.04 %)

Partia Koalicioni Euroatlantik (71 vota, 0.71 %),

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (58 vota, 0.58 %)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (22 vota)

Lëvizja Atdheu (15 vota, 0.15 %)

Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë vetëm një votë.

Advertisement