Kosova
Nussbaumer i prerë: Shkelja e marrëveshjes nga Serbia kërkon bashkëpunim për zgjidhje
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, ka deklaruar se nuk është në pozitë të vendos nëse Serbia duhet të dënohet për shkeljet që po bën në marrëveshjet që ka nënshkruar me Kosovën – por, nëse të njëjta veprime janë në kundërshtim me marrëveshjen, ai ka kërkuar që të angazhohen së bashku për zgjidhje.
“Unë nuk jam në pozitë si president i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, se a duhet të dënohet Serbia, por nëse është në linjë më ketë marrëveshje duhet të punojmë së bashku, duhet të qartësojmë së bashku dhe të gjejmë një zgjidhje për të dalur nga kjo situatë” – Deklaroi Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës
Nussbaumer, po ashtu ka kërkuar nga Kosova që të vazhdojë të ushtrojë sovranitetin e saj, pavarësisht pengesave që dalin përpara.
Ai ka theksuar gjithashtu se është tejet e rëndësishme që Kosova të ketë paqe edhe në pjesën veriore.
“Mendoj që paqja e qëndrueshme edhe në pjesën veriore është shumë e rëndësishme për Zvicrën dhe ne mbesim gjithmonë në përpjekje që të mbështesim dialogun që të bëjmë një zgjidhje, të jetojmë së bashku dhe është e rëndësishme të kemi një zgjidhje” – theksoi Nussbaumer dhe shtoi se palët duhet të punojnë përmes dialogut e me ndihmën e shteteve të tjera që të qartësojnë situatë aktuale.