Connect with us

Aktualitet

‘Nxënësit shqiptarë të fundit në botë’, PISA vlerëson kreativitetin te 15-vjeçarët

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), ka publikuar raportin e vlerësimit të kreativitetit të nxënësve në 64 vende të botës. Për herë të parë, është matur aftësia e nxënësve 15 vjeçar në “të menduarit krijues”.

Raporti i përkon vitit 2022 dhe vëllimi i tretë që u publika nga PISA kishte të bënte vlerësimin e nxënësve në të menduarit krijues. Sipas kësaj matje, Shqipëria është renditur në vendin e fundit me vetëm 13 pikë, ndërsa në vend të parë është Singapori me 41 pikë në renditjen me 64 shtete.

Raporti i PISA thotë se ky hendek është më shumë se 2.5 herë më i madh se mesatarja e Organizatës për zhvillimin dhe bashkëpunimin Ekonomik.

Sipas raportit, vajzat ia kalonin djemve në të menduarit krijues në pothuajse të gjitha sistemet arsimore që janë marrë në analizë nga PISA.

Advertisement