Connect with us

Sport

Nxitoni se do na i rrëmbejnë/ Edon Zhegrova te Marseille, zbulohen detaje nga marrëveshja

Marseille po përshpejton transferimin e Edon Zhegrovës dhe tani janë zbuluar detaje nga marrëveshja e mundshme.
Anësori i Lille-s, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për disa javë, ka marrë një ofertë konkrete nga klubi i “Velodrome”, raporton francezja “Foot Mercato”.
I pyetur në një konferencë për shtyp para ndeshjes Rennes – Marseille, trajneri Roberto de Zerbi foli me kujdes: “Ai nuk është një nga lojtarët e mi. Është një lojtar i fortë, por nuk mund të flas për këtë”.
Megjithatë, prapa skenave, çështja po ecën me shpejtësi.
OM dhe LOSC kanë diskutuar idenë e një huazimi me opsion blerjeje të detyrueshme. Kjo do të thotë se Edoni duhet të rinovojë së paku edhe një vit me Lille-n, pasi kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2026.
Nga ana tjetër, Zhegrova e ka bërë të qartë se dëshiron të bashkohet me Marseille-n.
Nga ana e saj, LOSC nuk është në një emergjencë financiare pas shitjeve rekord të Lucas Chevalier (55 milionë euro te PSG) dhe Bafode Diakite (40 milionë euro te Bournemouth), por mbetet e hapur për diskutime.
Menaxhmenti i Marseille-s thuhet se i ka ofruar tashmë Zhegrovës një kontratë katërvjeçare. Paga nuk bëhet e ditur.
Duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë dy asiste në 21 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar, 26-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës do të sillte ndikim dhe kreativitet në sulmin e Marseille-s.
OM shpreson ta finalizojë shpejt këtë transferim ofensiv për të forcuar skuadrën e De Zerbi-t para përfundimit të afatit kalimtar të transferimeve.

Advertisement