Aktualitet
Nxorri ar’mën gjatë një debatit, aksidentalisht qëllon veten në këmbë
Një shqiptar ka mbetur i plagosur me armë, pas një debati që ka pasur me një bashkëatdhetar. I plagosuri ka përfunduar në spital, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në Via Padova në Milano.
Mediat italiane raportojnë se një 32-vjeçar ka nxjerrë armën gjatë debatit me një tjetër shqiptar dhe kur ky i fundit i ka bllokuar dorën, ka qëlluar aksidentalisht veten.
Policia mbërriti në vendngjarje së bashku me personelin e kujdesit shëndetësor të cilët e dërguan të plagosurin në spitalin San Raffaele në Milano.
32-vjeçari ka pësuar jo vetëm një plagë (të lehtë), por ka ardhur edhe një denoncim për kanosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.