Connect with us

Kosova

Nyja gordiane, heshtje dhe kalkulime/ Lëvizja Vetëvendosje dhe zjarri i vetdjegies politike

Sipas analisti Baton Haxhiu, Levizja Vetevendosje si fituese e zgjedhjeve ne Kosove, nuk duhet te luaj rolin e viktimes. Sipas tij nese Albin Kurti refuzontë marr vendime të rëndësishme, ato do të merren edhe pa atë.

“Partia Demokratike e Kosovës ka dalë partia e dytë në zgjedhje dhe sipas kushtetutës, ajo e ka të drejtën të provojë të krijojë qeverinë nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon. Por ne fakt PDK nuk po ben asgjë! Po rri e heshtur, po pret, po kalkulon dhe po shpreson që dikush t’i lutet për pushtet. Thonë që iu “takon kryeministri”, por s’bëjnë asnjë hap për ta marrë atë. Nuk kanë asnjë plan konkret, as një strategji se si të bindin opozitën dhe minoritetet për të krijuar shumicën. Megjithëse kjo parti ka fituar 24 mandate deputetësh, asnjëri prej liderëve të saj s’e ka guximin të bëjë presion real për të marrë drejtimin” – shkruan Haxhiu duke shtuar se e gjitha kjo ndodh sepse ata frikësohen nga zgjedhjet e reja pas 9 muajsh.

“Në vend që të marrin përgjegjësinë për formimin e një shumice, PDK dhe LDK, po sillen si një forcë që pret të vijë në pushtet nga shkatërrimi i të tjerëve. Kjo është strategjia më e keqe e mundshme. Partia Demokratike e Kosovës duhet ta dije që, nëse nuk merr iniciativën tani, nuk do ta ketë më mundësinë. Duke u sjellë si një forcë që pret ftesa në vend që të veprojë, PDK po humb shansin të kthehet si një parti serioze. Nuk mund të thuash “ne jemi opozitë” dhe pastaj të mos bësh asgjë për të krijuar një alternativë qeverisëse” – ka shkruar analisti I njohur duke theksuar se “Lufta për presidentin pas nëntë muajsh eshte një lojë cinike qe po luhat nga te gjithe teksa po kalkulojne…”

“Albin Kurti ka një plan personal në gjithe këtë krizë. Ai do refuzojë çdo ofertë të Donald Trumpit për t’u dukur si një lider i madh ndërkombëtar. Mirëpo, nuk është e vështirë të mendohet se Trumpi nuk di të humbasë kohë duke dëgjuar, dhe siç bëri me Volodomyr Zelensky-in e Ukrainës, te njejten mund ta bej edhe me Kurtin, t’i japë një marrëveshje të tipit merre ose lëre. Nëse refuzohet, nuk do të ketë opsion tjetër përveç izolimit.

Kush do ta presë nyjën gordiane? Liderët politikë duhet ta kuptojnë që udhëkryqi në të cilin ndodhet fati i vendit është shumë më i rëndësishëm sesa fatet e çdonjërit prej tyre” – ka potencuar Baton Haxhiu.

Advertisement