fbpx
NTV
No Result
View All Result
21/01/2021 , 10:09
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
21/01/2021 , 10:09
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“O djali ndalo pak…”/ E dhunoi edhe fizikisht, si e ndoqi polici nëpër rrugica Klodian Rashën dhe e qëlloi pas shpine, i riu ishte mbështetur…

by Kasaj
10/12/2020 , 11:46
0 0
“O djali ndalo pak…”/ E dhunoi edhe fizikisht, si e ndoqi polici nëpër rrugica Klodian Rashën dhe e qëlloi pas shpine, i riu ishte mbështetur…
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është saktësuar e gjithë dinamika se si ka ndodhur ngjarja ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha, i cili u ekzekutua nga një efektiv policie në tejkalim të ligjit. Sipas raportit paraprak të Prokurorisë së Tiranës, efektivët e patrullës së Policisë, teksa po kontrollonin një automjet tip “Chevrolet”, në afërsi të bar “Xh…”, kanë konstatuar një person rreth 30 metër larg automjetit që po kontrollohej, duke qëndruar i mbështetur në një pemë.

Efektivi i Policisë ka deklaruar se e ka thirrur personin e panjohur, duke iu drejtuar: “O djali, ndalo pak!”. Por ai është larguar menjëherë, duke kaluar mes për mes rrugën “Dritan Hoxha”.

Në momentin që ai ka kaluar në rrugën kryesore, efektivi i dytë që ndodhej duke kontrolluar automjetin “Chevrolet” është vënë në ndjekje të tij. Ndjekja ka vazhduar për disa metra nga mbrapa ndërtesave që ndodhen në anë të rrugës kryesore. Në raport, referuar versionit të Policisë, thuhet se në anën tjetër të rrugës, në vendin e quajtur rruga “At Zef Valentino”, pasi ka ndodhur vrasja, nga kontrolli i Policisë është gjetur një armë zjarri, pistoletë “Mini Blovv”.

Por vendi ku është gjetur arma, me vendin ku ishin punonjësit e Policisë, është në një largësi të konsiderueshme dhe për shkak të ndriçimit të dobët, është e vështirë të shihet arma. Pistoleta është gjetur në anën tjetër të rrugës, në një kthesë.

Sipas dëshmisë që citohet në raport, ka pasur një ndjekje për disa metra, madje edhe një përleshje fizike mes viktimës dhe efektivit të Policisë. Madje ai pretendon se është rrëzuar dhe ka qëlluar me armë fillimisht drejt gjymtyrëve të poshtme të Klodian Rashës.

Sipas prokurorit të çështjes, pranë dyqanit të pjesëve të këmbimit, që ka kamera sigurie, por që deri tani ende nuk është bërë e mundur këqyrja e tyre, është qëlluar nga ana e punonjësit të Policisë dhe është fiksuar një gëzhojë aty para.

Por edhe pas të shtënave, Klodian Rasha ka vazhduar të vrapojë për t’u futur në rrugicën në krah të dyqanit, por është qëlluar sërish nga pas, në pjesën e shpinës. Në këtë kohë ai është rrëzuar në tokë, duke mbetur i vdekur në vend.

gsh/

Related Posts

Konkursi i poezisë për fëmijë në Diasporë, shtyhet afati i pranimit të krijimeve
Aktualitet

Konkursi i poezisë për fëmijë në Diasporë, shtyhet afati i pranimit të krijimeve

21/01/2021 , 9:55
Sot bëhen 10 vjet nga “21 Janari”/Familjarët homazhe para kryeministrisë
Aktualitet

Sot bëhen 10 vjet nga “21 Janari”/Familjarët homazhe para kryeministrisë

21/01/2021 , 9:52
Ministrja Xhaçka dhe ambasadorët bashkëbisedim për integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ministrja Xhaçka dhe ambasadorët bashkëbisedim për integrimin e Shqipërisë në BE

21/01/2021 , 9:37

Recent Posts

  • Ruçi uron zv.Presidenten Harris: SHBA aleati kryesor strategjik i Shqipërisë
  • Rritja e rasteve nga COVID – Kina merr masat, do të ndërtojë kamp masiv karantinë për 4 mijë persona
  • SHBA – Rrëzohet helikopteri, vdesin 3 ushtarë të Gardës Kombëtare
  • Itali – Kapen 22.5 kg kokainë, arrestohet një shqiptar (EMRI)
  • Meta vlerëson me titullin ”Mjeshtër i Madh” volejbollistin Enis Terihati

Kategorite

  • Aktualitet (1,205)
  • Bota (1,325)
  • Ekonomi (198)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (92)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (199)
  • Kronike (306)
  • Kulture (46)
  • LAJMI I FUNDIT (58)
  • Lifestyle (471)
  • MEMORIE (15)
  • Moti (94)
  • OPINION (37)
  • Pinknews (661)
  • Politike (373)
  • Rajon (124)
  • REAGIM (77)
  • Shendeti (309)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (57)
  • Sport (290)
  • Videonews (287)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!