Connect with us

Politike

“O hajdut…”/ Pas 5 orësh Veliaj del nga SPAK, përballet me revoltën e protestuesve

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë pas pesë orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Jashtë SPAK ishin të mbledhur edhe një grup qytetarësh që protestuan kundër tij, teksa ai po dëshmonte para prokurorëve.

Në momentin e daljes, efektivët e “Shqiponjave” u bënë gardh para protestuesve. “O hajdut!”, “Hajdut”, thërrsinin protestuesit e PD-së në dyert e SPAK, sapo Veliaj la ambientet e prokurorisë, ndërsa qytetarët shpërthyen edhe një fishkezjarr letre sipër tij.

Veliaj nuk pranoi të jepte për një deklaratë për mediat, ndërsa tha shkurtimisht “Do t’ju shpjegoj nga mbledhja e Këshillit Bashkiak live”.

Advertisement