Connect with us

Kronike

O noku më mbytën/ Ja si dha shpirt Leari në komisariat

TIRANË– Shoku i ngushtë i Lear Kurtit ka rrëfyer momentet e fundit me mikun e tij. Në një rrëfim për “Piranjat”, i riu tregon se është takuar me Learin mbrëmjen kur dhe 32-vjeçari ndërroi jetë dhe se të dy janë shoqëruar në polici. Ai tregon se është afruar në zonën e Laprakës kur ka parë se shoku i tij po dhunohej nga efektivët. Ai thotë se Kurtin e kanë hipur në furgonin e policisë, ndërsa atë e kanë shoqëruar si pasagjer me makinën e tij, që drejtohej nga efektivë policie. Ai thotë se pavarësisht se i paralajmëroi efektivët që mos ta preknin Learin pasi vuante nga epilepsia, efektivët nuk ia kanë vënë veshin. Shoku i Learit thotë se 32-vjeçari i ka kërkuar të lajmëronte njerëz e të mos e linte në duart e tyre.

Shoku i Lear Kurtit: Dëgjova që thonin ‘shpejt, shpejt se iku’. E kanë shoqëruar vetë në spital, Leari ka mbaruar në Komisariat, në spital ka shkuar i vdekur. Unë isha me të atë natë, e kisha takuar tek ish-Filanto. Unë do të shkoja tek punët e mia, ai me punët e veta. Pastaj do shkoja ta merrja përsëri, sepse Leari ka qëndruar gjatë gjithë kohës me mua. Në momentin që po kaloja aty, përballë me spitalin Amerikan në Laprakë pashë që ishin 3-4 patrulla, po rrihej Leari barbarisht brenda makinës. Po, o noku lajmëro dikë se po na mbysin, aty ka pasur kamera, por nuk e di kush mund t’i ketë. Filmimet jam 100% i sigurtë që janë aty. Çfarë po bëni i thashë unë, se djali është me sëmundje toke, edhe ‘kush je ti’, më thanë. Unë jam shoku i vet, u thashë. Një nga policët që ishte aty, tha, për çfarë po e lini të flasë edhe ky, po ju dhimbset, kapeni, shoqërojeni edhe këtë. Jemi shoqëruar të dy njëkohësisht, Leari ishte në makinën e Policisë, ndërsa unë isha në makinën time si pasagjer. Edhe një efektive policie ishte me mua si pasagjere. Më tha ‘edhe kuksian, edhe gangster’. I thashë, unë nuk po ofendoj njeri, as nuk po them gjë. Thjesht po them që djali ka këtë lloj problemi, do t’ju ngelë në dorë. Dhe ashtu ngeli. Këto të tjera, që iku, vrapo, e këto të tjerat, i kam dëgjuar në media. 300 metra me vrap, edhe një kile të kishte pasur ai, do ta kishte hedhur. Ata duan të mbulojnë policinë, le ta mbulojnë. Dëgjova lajmet, jo përdorues droge, jo këto të tjera. Është komplet fals çdo version, e kanë goditur në shpinë me grushte, të paktën kanë qenë tre efektivë. Njëri prej tyre që ishte moshë e re, 20-22 vjeçe, tha ju nuk më njohni mua. Unë i thashë, ti mund të jesh kushdo, por je polic me uniformë. Je polici i Shtetit, je për të na mbrojtur, jo për të na sulmuar. Leari ishte i lidhur në pranga, nuk ka bërë fare rezistencë, pjesën e epilepsisë e kam marrë vesh para dy javësh, hera e parë që i ndodhi, e dërguam në spital.

Keni parë gjë dhunë?

Shoku i Lear Kurtit: Këtë pyetje ma bëri edhe drejtori Ardi Veliu, unë i thashë, rrugët tona janë gjithë gropa. Kur kam mbërritur në komisariat, nuk kam folur dot, sepse Leari ishte shtrirë, pa ndjenja, këta nuk më lanë që t’i jepja asnjë ndihmë. Më është mbyllur dera, nuk i kanë dhënë asnjë lloj ndihme. Ndërlohë u alarmua gjithë komisariati. Aty ka dhënë shpirt. Shpirti i ka dalë brenda rajonit të komisariatit nr.3. Unë e njoh shumë mirë shokun tim, mund të ketë pasur të folur të ashpër dhe këta i kanë gjuajtur, ama duhet ta pranojnë që ka ndodhur kjo gjë.  Janë të zgjuar kështu, nuk prekin në fytyrë, gjuajnë pas koke, tek brinjët, bark. Këtë version që po ju them juve, jua kam thënë edhe atyre. Ka qenë dhe Ardi Veliu që më pyeti, ka qenë edhe vetë Prokurori. Po të njëjtat pyetje bënin, tani nxjerrin versionet e tyre, jo nga mbidoza, këta turp të kenë. Të jenë burra e të dalin të thonë, na iku. Nga torturat e këtyre, e ka kapur sëmundja, s’e kanë kuptuar këta dhe djali ka dhënë shpirt. Kushdo që të jetë, e di që në momentin që një njeri nxjerr shkumë apo ka vibracione, i jepet ndihma. I jepet një çelës në dorë. Mua nuk më lanë t’i jepja ndihmë, Leari dot do të ishte me mua.

 

Advertisement