Connect with us

Kosova

O’Brien, thirrje Serbisë dhe Kosovës: Shkaktimi i trazirave në Veri nënkupton…

“Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia ta kuptojnë se, nëse ndodh ndonjë trazirë në veri, kjo nënkupton përballje force me NATO-n” – Ky ka qenë paralajmërimi i Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë.

O’Brien po ashtu ka theksuar se veriu i Kosovës duhet të jetë i qetë dhe i sigurt në mënyrë që dy vendet të shënojnë përparim politik në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Më 5 tetor, Senati amerikan, ka konfirmuar emërimin e James O’Brien si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë dhe kryeson Byronë e këtyre çështjeve.

Kësisoj i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili aktualisht është diplomati më i angazhuar amerikan kur bëhet fjalë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka filluar t’i raportojë O’Brien, duke që nga 5 nëntori i këtij viti.

O’Brien ishte propozuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për ta marrë pozitën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Advertisement