Connect with us

Shkrime

Oferta e Artë amerikane për Kosovën…

Deri tani, asgjë nuk i ka bindur Spanjën, Greqinë, Sllovakinë, Rumaninë dhe Qipron, për ta njohur Kosovën. As marrëveshja bazë për normalizim me Serbinë. Diplomati amerikan Gabriel Escobar, gjatë verës, ka bërë ofertën- një fushatë globale për njohje, në këmbim të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas profesorit amerikan Daniel Serwer, Asociacioni nuk është arsye pse pesëshja e BE-së nuk e pranon Kosovën. Nga ana tjetër, Kryeministri Kurti flet për një “atmosferë të mirë” me këto shtete jonjohëse, ndonëse asnjëra nga to, madje as Greqia, nuk jep shenjë se qëndrimi i tyre kundër mund të ndryshojë.

Në panelin e Forumit të Bled, ku pjesëmarrës ishin kryeministrat e Ballkanit Perëndimor u fol për anëtarësimin e shteteve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Dhe teksa secili kryeministër fliste për sfidat e veta për t’u bërë pjesë e BE-së, Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabic, në fjalën e saj, hyri në “terrenin” e Kosovës, duke thënë se dyshonte që Kosova e panjohur nga pesëshja, mund të bëhet pjesë e BE-së.

Çështja e mosnjohjes së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së u rikthye në Bled të Sllovenisë, megjithëse ajo herë pas here gjendet në margjinat e diskutimeve për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe profesori amerikan, Daniel Serwer, thotë se mënyra më efektive për t’i siguruar njohjet është bashkëpunimi me secilën nga to.

Por, një mënyrë për ta marrë njohjen nga pesëshja përbrenda BE-së, kanë ofruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes emisarit Gabriel Escobar, I cili në muajin korrik tha se nëse zbatohet marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht nëse themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, atëherë do t’i hapej rruga një fushate globale për njohjen e Kosovës.

Profesori amerikan, i pyetur për ofertën e artë amerikane, ka treguar mëdyshje nëse kjo do të ishte më efektivja për t’ia siguruar njohjet Kosovës.

Sipas tij, asnjë nga 5 vendet mosnjohëse nuk ka deklaruar se do ta njoh Kosovën sapo të kryhet asociacioni.

Në pikëpamjen e ish-diplomatit amerikan, Kosova nuk duhet ta themelojë Zajednicën, pa marrë njohjen e pavarësisë së saj nga Serbia.

Raportet e Kosovës me vendet jonjohëse dallojnë prej shtetit në shtet. Teksa Spanja është më strikte në pozicionin e saj mohues ndaj Kosovës, Greqia nga ana tjetër është një prej shteteve me raportet më aktive me.

 

Advertisement