Kosova
Oferta e pa rezistueshme/ Deputeti gjerman me propozim për marrëveshjen
Deputeti i Bundestagut gjerman nga CDU-ja, Knut Abraham, në një intervistë ka thënë se Bashkimi Evropian nuk duhet të humbasë këtë mundësi dhe ti ofrojë Kosovës dhe Serbisë një ofertë tërheqëse që nuk do të mund ta refuzonin.
“Nënshkrimi i marrëveshjes në prill 2013 ishte kusht që Këshilli Evropian të fillonte bisedimet e anëtarësimit me Serbinë në qershor 2013 dhe të niste negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën. Megjithatë, një dekadë më vonë, pjesë të këtyre marrëveshjeve – përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë – nuk u zbatuan kurrë. Pjesët tjera u zbatuan, por më pas u shembën përsëri, kur në nëntor 2022, shumica e serbëve të Kosovës u tërhoqën nga institucionet e Kosovës. Prandaj është e paqartë se çfarë do të ndodhë dhe nëse një marrëveshje e re do të zbatohet. Sidomos, pasi këtë herë nuk ka oferta të besueshme nga BE-ja”, ka thënë deputeti gjerman.
Ai duke komentuar takimin që pritet të mbahet sot mes Kurti dhe Vuçiç, Abraham tha se edhe nëse ka një marrëveshje duhet të ketë siguri që ajo të zbatohet, e këtë mund ta bëjë BE-ja përmes një oferte që do të ishte intergrimi i të dy shteteve në tregun e BE- së.
Ai e quan “ngërç të rrezikshëm” ngrirjen e procesin të anëtarësimit në BE për Serbinë dhe Kosovën mirëpo për shkak të kësaj edhe nëse arrihet një marrëveshje në Ohër mbetet në pikëpyetje zbatimi I saj.
“Që të ndodhë marrëveshja, BE-ja duhet të bëjë një ofertë konkrete për avancimin e integrimit të bazuar në merita si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, e cila do të ishte optimale për të dyja vendet” – tha deputeti gjerman