Kosova
Ognjen Radonjiç: BE-ja do t’i falë Vuçiçin dhe Banjskën, nëse…
“Rekomandimet e Parlamentit Evropian në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj regjimit të Aleksandër Vuçicit janë në pikëpyetje dhe nuk besoj se do të zbatohen. Natyrisht, është e rëndësishme të hetohet se çfarë ka ndodhur në Banjska , por mendoj se kjo është një letër e vdekur” – Kështu u shpreh për Danas, – i tha Ognjen Radonjiç, profesor në Fakultetin e Filozofisë në Beograd.
Duke komentuar miratimin e Rezolutës për Serbinë nga Parlamenti Europian, e cila i bën thirrje Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian që të vendosin masa ndaj Qeverisë së Serbisë nëse vertetohe se ka qene e përfshire direkt në sulmin e ndodhur më 24 shtator në Banjska në veriu i Kosovës, i intervistuari i Danas tha se ky veprim i bëri të ditur Vuçicit se “duhet të dëgjojë Perëndimit për të gjithë hapat që ai duhen te bëj ne te ardhmen, kur është fjala për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”. Dhe sipas tij, duke e nuhatur se cfar do vinte prej PE-së, Vucic disa dite me pare e beri hapin…ai ftoi serbët të marrin pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës.
Siç interpreton Ognjen Radonjiç, e gjithë ngjarja në Banjskë, ku u vra një polic i Kosovës dhe tre serbë agresorë që morën pjesë në atë sulm, duket e inskenuar me qëllimin e përkeqësimit të pozitës negociuese të Serbisë.
“Në këtë situatë, presidenti i Serbisë është në pozitë inferiore dhe si i tillë është ideal si për Perëndimin ashtu edhe për palën shqiptare, prandaj nuk besoj se as ai dhe as Serbia do të pësojnë ndonjë sanksion” – beson i intervistuari i Danas.
Siç thekson ai më tej, BE-ja do t’ja falë Vuçicit Banjskën dhe nuk do të kërkojë as ekstradimin e Milan Radoiçicit, nëse ai do sillet i bindur ndaj Perëndimit në negociatat e mëtejshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.