Connect with us

Kosova

Ohri lëkundi shtyllat e shtetit të Kosovës/ Po vjen ‘Tiroli i Jugut

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani ka analizuar në detaje përmbajtjen e marrëveshjes së arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare ka potencuar se mbi 90% e materies së marrëveshjes themelore do të duhej të ishin norma kushtetuese. Sipas tij, kjo nënkupton që Kosova është futur në një proces që do të cenojë Kushtetutën, sepse asaj i kanë lëvizur shtyllat bazike të shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Hasani

Përveç kësaj, Hasani deklaroi se marrëveshja e arritur në Ohër legjitimon krijimin e autonomisë territoriale në Kosovë, meqë legalizon të gjitha marrëveshjet e arritura deri më 18 mars. Kjo sipas Hasani prish karakterin unitar të shtetit.

Sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, po behen përpjekje që në veri të Kosoves, të implementohet modeli i Tirolit Jugor (provincë autonome në Itali), persa i përket Asociacionit dhe pozitës së serbëve  dhe se Serbia ka fituar shumë më shumë se sa Kosova me marreveshjen e Ohrit

 

Advertisement