Bota
OKB: 5.3 milionë njerëz në Siri mund të kenë mbetur të pastrehë
Rreth 5.3 milionë njerëz në Siri mund të kenë mbetur të pastrehë nga tërmeti i së hënës, thotë agjencia e OKB-së për refugjatët.
Duke folur nga Damasku në një konferencë në Gjenevë, përfaqësuesi e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) për Sirinë, Sivanka Dhanapala, tha se vlerësimi paraprak ishte për të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti që kishin nevojë për ndihmë strehimore në të gjithë Sirinë.
“Ky është një numër i madh dhe vjen te një popullsi që tashmë po vuan zhvendosje masive,” tha ai.
Dhanapala tha se agjencia e OKB-së është përqendruar në shpërndarjen e strehimoreve duke “siguruar që qendrat kolektive të zhvendosur kanë shkuar të kenë objekte të përshtatshme, si dhe tenda, çarçafë plastikë, batanije termale, dyshekë gjumi, veshje dimërore etj.”
Duke folur për Sirinë veri-perëndimore, e cila kontrollohet pjesërisht nga forcat rebele, Dhanapala tha se marrja e ndihmës në atë zonë në veçanti ka qenë shumë e vështirë.