Connect with us

Bota

OKB akuza Izraelit: Po pengon qëllimisht ndihmat në Gaza, po shfaros palestinezët!

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare ka dalë me akuza të hapura ndaj Izraelit, duke thënë se shteti hebre po i pengon sistematikisht ndihmat në Gazë me qëllimin të zhdukë palestinezët.Për drejtuesin e Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në Territoret e Pushtuara, Jonathan Whittall, nuk ka shpjegim tjetër për pengesat e vendosura sistemit të OKB-së, i cili është sprovuar tashmë në kohë.

Ne mund të mbërrijmë në çdo familje të Gazës, siç e kemi bërë rëndom në të kaluarën. E megjithatë, në çdo hap po na pengohet një gjë e tillë”, shprehet Jonathan Whittall, OKB.

Për zyrtarin e OKB-së, katastrofa humanitare që po shënohet tani në territor, në të vërtetë është e shmangshme. “Këto janë kushte që janë krijuar për të vrarë.” Fuqia pushtuese, Izraeli, duket se po ndjek politikën e “shfarosjes së palestinezëve”, shprehet i bindur Whitall, që kujtoi sesi forcat ushtarake izraelite hapin vazhdimisht zjarr ndaj njerëzve që përpiqen të merrnin ushqime.

Përpjekja për të mbijetuar shpesh kthehet në dënim me vdekje“, shtoi ai.  Që nga heqja e bllokadës izraelite të furnizimit një muaj më parë, janë vrarë “pothuajse çdo ditë” njerëz që ishin në kërkim të ushqimit.

Vetëm mëngjesin e sotëm, mbrojtja civile e Gazës së drejtuar nga Hamasi konfirmoi vdekjen e 21 personave të vrarë nga forcat izraelite pranë një qendre ku shpërndahej ushqim.

 

Advertisement