Connect with us

Kosova

OKB i vë kapakun Vuçiçit, arrihet pajtueshmëria për tekstin e rezolutës për Srebrenicën

Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija ka bërë të ditur se është arritur pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë dhe se ndryshimet përfshijnë shprehjen “sipas të drejtës ndërkombëtare” dhe shprehja “jokolektive” është zëvendësuar me “individuale”.

“Ne kemi qenë të heshtur ndaj mohuesve të gjenocidit ndërsa ata kanë festuar dhe teksa kanë ‘caktuar’ e më pas ‘anuluar’ mbledhje joekzistente të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si dhe bënin vlerësime për Rezolutën para se ta lexonin dhe para se të finalizohej teksti I saj”- ka thënë Llagumxhija në një postim në X duke shtuar se “fjala e vetme që nuk u rri mire kundërshtuesve është gjenocidi.

Ndonëse për tekstin e rezolutës në parim janë pajtuar shumë vende që e kanë përkrahur nismën, Mali i Zi ka kërkuar disa ndryshime shtesë.

“Srebrenica ka marrë vëmendje globale në muajt e fundit – si simbol i luftës për drejtësi, për të vërtetën, pajtimin, mësimin dhe si simbol i luftës kundër mohimit të gjenocidit”- ka thënë ambasadori.

Sipas tij rishikimi final i rezolutës, që do të prezantohet para të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara më 23 maj, të bëjë që tani në tekst të përmendet se “përgjegjësia kriminale, nën ligjin ndërkombëtar, për krimin e gjenocidit, nuk mund të aplikohet ndaj asnjë komuniteti etnik apo fetar në tërësi”.

Rezoluta e iniciuar prej Gjermanisë dhe Ruandës kërkon që 11 korriku të shpallet Ditë Ndërkombëtare për Kujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë ndersa dhe u referohet fakteve të gjykatave ndërkombëtare dhe atyre vendase.

Për gjenocidin ndaj mbi 8.000 burrave dhe djemve myslimanë në rajonin e Srebrenicës më 1995, janë dënuar më shumë se 50 persona me gati 700 vjet burgim.

Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiç, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç.

Dhe teksa ky krim konsiderohet më i rëndi në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Republikës Sërpska, nuk e pranojnë të jetë kryer gjenocid në Srebrenicë ndersa Presidenti serb, Aleksander Vucic e ka quajtur këtë rezolutë si deklaratë politike dhe ka pyetur nëse synimi është “rishikim i një padie kundër Serbisë, apo mbledhje e dëmeve të luftës?”, ndersa Brukseli ka thënë më 14 maj se nuk ka vend në Bashkimin Evropian për ata që e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

Advertisement