Connect with us

Bota

OKB: Kanabisi, jo drogë e rrezikshme…Njihen vlerat medicinale të bimës

Një prej komisioneve të Organizatës së Kombeve të Bashkuaravotoi për heqjen e kanabisit nga lista si një nga drogat e rrezikshme, veprim ky që njeh vlerat medicinale të bimës.

Ky komision për lëndët narkotike ka pranuar të mërkurën rekomandimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për hequr kanabisin nga lista e drogërave të rrezikshme, e klasifikuar si e tillë nga Konventa e Lëndëve Narkotike në vitin 1961.

Sipas mediave të huaja, ky vendim do t’i hapë rrugën shteteve të eksperimentojnë dhe të hulumtojnë për të prodhuar medikamente me përbërje kanabisi.

Shumë persona e përdorin atë në terapi të ndryshme që ata ndjekin.

Komisioni votoi me 27 vota pro për rivlerësimin e kanabisit, ndërsa 25 ishin kundër. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Afrika e Jugut ishin ndër vendet që votuan pro, ndërsa Brazili, Kina, Rusia dhe Pakistani votuan kundër.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *