Connect with us

Bota

OKB nge alarmin: Gaza është kthyer në një varrezë për mijëra fëmijë

Rripi i Gazës është kthyer në një “varrezë për mijëra fëmijë” , thanë sot Kombet e Bashkuara, duke shprehur frikën se më shumë mund të vdesin nga dehidratimi.

“Frika jonë më e keqe se numri i fëmijëve të vrarë do të kthehej në dhjetëra, pastaj qindra dhe në fund mijëra, u bë realitet në hapësirën e pesëmbëdhjetë ditëve. Numrat janë të tmerrshëm: më shumë se 3,450 fëmijë raportohen të jenë vrarë dhe është befasuese të theksohet se ky numër po rritet çdo ditë”, nënvizoi ai. Gaza është bërë një varrezë për mijëra fëmijë. Më shumë se një milion fëmijë që jetojnë në Rripin e Gazës vuajnë gjithashtu nga mungesa e ujit të pijshëm. Kapaciteti i prodhimit të ujit të Gazës përfaqëson vetëm 5% të prodhimit të saj normal ditor. Vdekjet e fëmijëve, veçanërisht foshnjave, për shkak të dehidrimit janë një kërcënim në rritje,” tha James Elder, një zëdhënës i Unicef, në një deklaratë për shtyp.

UNICEF-i bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar, me hapjen e të gjitha pikave të kalimit në Gaza për të pasur akses të sigurt për ndihmën humanitare.

“Nëse nuk ka armëpushim, nuk ka ujë, nuk ka ilaçe, nuk ka lirim të fëmijëve të rrëmbyer, ne po shkojmë drejt tmerrit edhe më të madh për këta fëmijë të pafajshëm”, tha Elder.

 

 

Izraeli goditi Rripin e Gazës pas sulmit të paprecedentë të lëvizjes palestineze islamike më 7 tetor, në të cilin Hamasi vrau 1,400 njerëz, kryesisht civilë, dhe rrëmbeu 240 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Ministria e shëndetësisë në Rripin e Gazës tha se sulmet kishin vrarë më shumë se 8,500 njerëz, kryesisht civilë.

Advertisement