Connect with us

Bota

OKB ngre alarmin: Zi buke në Gaza, kërkohet arëpushim i menjëhershëm nga Izraeli

Disa pjesë të Gazës po përjetojnë zyrtarisht një zi buke të shkaktuar nga njeriu, sipas një raporti të publikar nga një iniciativë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, ku theksohet se situata pritet të përkeqësohet pas muajsh konflikti.

ICP bëri thirrje për një armëpushim në rripin e Gazës dhe lejimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare. Në të kundërt, thuhet në raport, numri i viktimave do të rritet nga uria.

Koordinimi i Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT), agjencia izraelite e ngarkuar me shpërndarjen e ndihmave në Gaza, e hodhi poshtë raportin e IPC-së, duke thënë se: “mbështetet në të dhëna të pjesshme, të anshme dhe informacione sipërfaqësore që vijnë nga Hamasi”.

Po ashtu edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, muajin e kaluar tha se në Gaza ka “uri të vërtetë”, duke kundërshtuar deklaratat e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka thënë se askush nuk po vdes nga uria në territor.

‘Mjaft me justifikime’!

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, tha se uria e raportuar në Gaza është “një katastrofë e shkaktuar nga njeriu, një akuzë morale dhe një dështim i vetë njerëzimit”.

“Si fuqi pushtuese, Izraeli ka detyrime të qarta sipas ligjit ndërkombëtar , duke përfshirë detyrën e sigurimit të furnizimeve ushqimore dhe mjekësore për popullsinë. Nuk mund të lejojmë që kjo situatë të vazhdojë pa u ndëshkuar.S’ka më justifikime.”, shtoi Guterres.

Tom Fletcher, koordinatori i ndihmës emergjente të OKB-së, i bëri thirrje botës ta lexonte raportin e IPC-së nga fillimi në fund.

“Lexojeni me hidhërim dhe zemërim, jo ​​si fjalë dhe numra, por si emra dhe jetë. Mos kini asnjë dyshim se kjo është një dëshmi e pakundërshtueshme. Është një zi buke, zia e bukës në Gaza. Zia që mund ta kishim parandaluar nëse do të na lejohej. Megjithatë, ushqimi grumbullohet në kufij për shkak të pengesave sistematike nga Izraeli”, tha Fletcher të premten në një konferencë për shtyp.

Advertisement