Connect with us

Aktualitet

Olimpia, nëna ilire e Aleksandrit të Madh

Olimpia, gruaja e Filipit II, mbreti i Maqedonisë dhe nëna e Aleksandrit të Madh, ishte gruaja e parë që mori pjesë në ngjarjet politike të Gadishullit Grek. Olimpia ishte vrastare, hakmarrëse dhe e guximshme, por historia nuk e ka trajtuar atë si madhështi.

Dhuna e burrit dhe djalit të saj, të dy përgjegjës për qindra mijëra, ndoshta miliona vdekje, ka tendencë të merret si një meritë e tyre, por autorët antikë dhe modernë shpesh për këtë fajësojnë Olimpian. Shumica e librave që kanë shkruar për Olimpian, shumë shekuj pas vdekjes së saj, e tregojnë atë si një natyrë armiqësore, kundër prirjes së grave të tjera greke që ishin të qeta, pasive dhe qëndronin jashtë jetës publike, duke u kujdesur për familjen.

Historiani grek Plutarku shkroi gjerësisht për të, duke e përdorur atë si një udhëheqëse në portretizimin e tij për Aleksandrin. Në veprën e Plutarkut, Aleksandri i kontrolloi pasionet e tij (jo diçka që Aleksandri e bënte shpesh), kur drejtohej dhe këshillohej nga mamaja e tij.

Olimpia lindi në mbretërinë veriore të Molosëve në rajonin e Epirit rreth fundit të viteve 370 p.e.s, në atë që është sot Greqia veriperëndimore. (Molosët ishin një nga tre fiset ilire kryesore epirote, krahas kaonëve e thesprotëve, që shtriheshin në qendër të Epirit antik. Në fund të shek.V p.e.s. molosët krijuan një mbretëri të fuqishme mbi baza federative të njohur me emrin Koinoni i Molosëve. Nga mbretërit e parë më i dëgjuar ka qenë Tarypa, gjatë sundimit të të cilit mbretëria molose filloi të projektojë planet për ta zgjeruar pushtetin e saj dhe për ta vënë Epirin në rrugën e bashkimit politik e ushtarak. Ky proces u realizua në gjysmën e dytë të shek.IV p.e.s. me krijimin e Aleancës Epirote). Në veri, Molosët dhe Maqedonia ruajtën monarkitë trashëgimore. Në të dy format qeveritare, gratë zakonisht nuk luanin asnjë rol. Anëtarët e dinastisë së Olimpias, “Aeacidae”, besuan se ishin pasardhësit e heroit grek Akili që luftuan kundër Trojës.

Babai i Olimpias, Neoptolemus, bashkëqeverisi me vëllain e tij Arybbas, i cili u bë kujdestari i Olimpias pasi vdiq babai i saj. Molosët u përballën me një kërcënim nga fise të tjera ilire, e kështu një aleancë martese me një mbretëri tjetër mund të ndihmonte në mbrojtjen e shtetit. Olimpia dhe xhaxhai i saj Arybbas udhëtuan në ishullin e largët të Samothrakisë (në veri të Detit Egje)), për të rregulluar fejesën e saj me Filipin II, mbretin e Maqedonisë. Filipi, atëherë ishte rreth moshës 23 vjeç dhe u bë mbret në vitin 359 p.e.s. Ilirët gjithashtu kishin pushtuar Maqedoninë dhe kishin vrarë vëllain e tij, Perdiccas III, së bashku me 4000 maqedonas të tjerë. Martesa e Olimpias dhe Filipit do të bashkonte mbretëritë veriore, në një aleancë dhe do të forconte fuqinë e Filipit.

Në vitin 356 p.e.s. Olimpia lindi djalin e saj Aleksandrin dhe pas dy vitesh lindi dhe vajzën Kleopatrën. Filipi kishte vetëm një djalë tjetër (i njohur më vonë si Filip III Arrhidaeus) nga një grua tjetër, por ai ishte me aftësi të kufizuara mendore. Aleksandri ishte më i përshtatshmi për të fituar trashëgiminë, ndaj rrjedhimisht Olimpia u bë gruaja e preferuar e tij.

Meqenëse Filipi shpesh mungonte në shtëpi, Olimpia kishte një rol më të madh në rritjen e djalit të saj, i cili ndoshta e njihte nënën e tij më mirë se babai i tij. Fuqia e madhe e Olimpias ishte se arriti të edukonte Aleksandrin në mënyrën që donte ajo. Tiparet e karakterit të Olimpias janë të reflektuara qartë tek Aleksandri. Plutarku i përshkruante marrëdhëniet e Aleksandrit me Filipin si konkurrues, megjithëse Filipi e trajtoi Aleksandrin si trashëgimtarin e tij. Ai zgjodhi Aristotelin si mësues të Aleksandrit dhe në moshën 16-vjeçare ai u vendos në krye të Mbretërisë, në kohën kur Filipi ishte në luftë.

Sidoqoftë, siguria dhe prestigji i dukshëm i Olimpias dhe Aleksandrit papritmas u zhduk në martesën e shtatë të Filipit me një grua maqedonase, Cleopatra Eurydice. Filipi ishte martuar shumë herë, kështu që një martesë tjetër nuk ishte domosdoshmërisht problem për Aleksandrin, por kjo ishte martesa e parë e babait të tij me një grua maqedonase. Ishte një aleancë tjetër martese, por kësaj radhe brenda shtetit.

Pas disa kohësh Filipi vendosi të martonte Kleopatrën, por gjatë festës mbreti i madh u vra nga i dashuri maqedonas që kishte Kleopatra. Gojëdhënat thoshin se mbretërit e mëparshëm maqedonas ishin vrarë nga anëtarët e familjes, duke bërë që shumë të dyshonin se Olimpia kishte rregulluar vrasjen për t’i siguruar fronin djalit të saj.

Aleksandri i eliminoi shpejt të gjitha kërcënimet maqedonase dhe mposhti të gjitha përpjekjet greke për të përmbysur mbizotërimin maqedonas. Ai e vrau Attalus dhe Olimpia, me ose pa dijeninë e Aleksandrit, kishte vrarë gruan dhe foshnjën e re të Filipit.

Ndërsa grumbulloheshin fitoret e Aleksandrit, të gjithë besonin se mbas tyre fshiheshin këshillat e nënës së tij. Autorët antikë e përshkruajnë Olimpian si të vështirë dhe bindëse dhe këmbëngulin se Aleksandri e toleronte nënën e tij, por nuk e lejonte që ajo të ndikonte në politikë.

Në vitin 330 Olimpia tashmë në moshë të thyer, u kthye në Mbretërinë Molose. Vajza e saj Kleopatra kishte lindur një djalë dhe një vajzë. Më pas në vitin 334 p.e.s. burri i Kleopatrës u largua për një ekspeditë ushtarake në Itali dhe vdiq atje. Ndërsa për sa i përket vdekjes së Aleksandërit, historianët thonë se ai u helmua nga familja e kujdestarit të tij më të afërt.

Vdekja e djalit të saj e la Olimpian në një pozicion të pasigurt. Aleksandri nuk la asnjë trashëgimtar të dukshëm. U vendos që fëmija i pa lindur i Roxanne, një nga gratë e Aleksandrit, të bashkëqeveriste me vëllain e Aleksandrit, Filipi III Arrhidaeus i cili ishte me aftësi të kufizuara mendore. Gjeneralët e Aleksandrit, “pasardhësit”, luftuan ashpër mes tyre për të vendosur kontrollin mbi perandorinë. Ata u futën në fraksione konkurruese, secila prej tyre kontrollonte një rajon të ndryshëm. Pa Aleksandrin, Olimpia kishte nevojë për mbrojtje ushtarake nga familja e saj.

Pas një sërë peripecish që ajo kaloi gjatë kohës kur djali iu vra, Olimpia vendosi një precedent për gratë greke. Ato duhet të ishin në ushtri, të bashkëqeverisnin dhe të përfshiheshin në luftëra të njëpasnjëshme. Pas qeverisjes së Olimpias, Kleopatra luftoi vëllain e saj me paaftësi mendore dhe siguroi më pas frontin e Egjiptit për veten e saj. Më pas në vitin 300 p.e.s, humbi fronin nga lufta me romakët, duke i dhënë fund linjës së mbretërisë që nisi nga Olimpia.

Aktualitet

“Kryeministri s’do gjejë mbështetje tek diaspora”/ Burimi: Nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë

Analisti Genc Burimi deklaroi se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk do të gjejë mbështetje tek diaspora.

Burimi tha se Rama nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Sipas tij, nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë, pasi ky do të ishte një gabim i madh diplomatik.

“Edi Rama nuk do gjejë mbështetje tek diaspora, nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Rama dëshiron t’i tregojë dhëmbët Greqisë, por kjo mund të ketë pasoja. Në raport me Greqinë, nuk besoj se Shqipëria ka fuqi. Shqipëria ndoshta mund t’i tregojë dhëmbët Brukselit sesa Greqisë. Pasi Serbia prsh e bën këtë, duke qenë afër Rusisë dhe Kinës, mund t’ja tregojë dhëmbët Brukselit”, tha Burimi.

Më tej, Burimi vlerësoi se mazhoranca ka nisur që të lëkundet, që kur Bardhi shkoi nga grupi i Bardhit tek ai i Berishës.

 

 

“Mazhoranca ka nisur të lëkundet kur Bardhi shkoi nga grupi i Bardhit tek ai i Berishës. Kjo sepse me këtë lëvizje bie narrativa e mazhorancës ndaj Berishës. Gazment Bardhi është një politikan që thotë se kam besim tek SPAK-u. Mjafton kaq, sepse mbrapa janë ndërkombëtarët. Karta e ndërkombëtarëve ndaj opozitës ka ndryshuar. Shqipëria sot ka një korrupsion të paparë. Opozita ka fituar pikë me ardhjen e Bardhit. Dumani i jep përgjigje Bardhit e nuk i jepte Kryemadhit, Këlliçit. Bardhi nuk trembet sepse nuk ka dosje. Bardhi i kap shah mat SPAK-un dhe ndërkombëtarët”, deklaroi Burimi.

Continue Reading

Aktualitet

Grabitet çifti italian në Vlorë, autorët thyejnë xhamin e ‘Audit’ dhe marrin 2500€

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Vlorë.

Një çift italian kanë parkuar mjetin e tyre në zonën e Lungomares dhe kanë shkuar të drekojnë në një nga restorantet e zonës.

Në këtë kohë persona të paidentifikuar pasi thyejnë xhamat e makinës, jo nga ana e rrugës,kanë grabitur shumën e parave në çantën që ishte në makinë,në shifrën 2500 euro.

Blutë e Vlorës kanë mbërritur në vendngjarje, për të mbledhur  dëshmitë dhe provat materiale.

Mësohet se grabitësit kanë vjedhur dhe gjithë  dokumentacionin dhe sendet me vlerë që gjetën në makinë.

Continue Reading

Aktualitet

Policia i gjeti në spital pas sherrit me farmacisten/ Çfarë pa shoqja e dy viktimave në dhomë

Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, 25 dhe 40 vjeç janë shtetaset ukrainase që u gjetën pa shenja jete sot në mesditë në një banesë në Tiranë, pranë zonës së “Selvisë”. Shkak për vdekjen e tyre mendohet të jetë mbidoza nga ilaçet qetësuese dhe antidepresantë.

Kozachenko dhe Lopukhova ishin konfliktuar dy ditë më parë me një farmaciste në rrugën “Muhamet Gjollesha” ku kishin hyrë për të blerë medikamentet Tramadol dhe Xanax. Farmacistja ka refuzuar t’iu japë ilaçet në mungesë të recetës së mjekut por kjo ka bërë që ukrainaset të revoltohen dhe janë përplasur fizikisht me të

Ato e kanë kafshuar farmacisten në krah, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, farmacistja mësohet se ka bërë denoncim në polici.

Efektivët i kanë gjetur dy gratë ukrainase në një spital nga Tiranë dhe më pas i ka shoqëruar në komisariat. Pas marrjes në pyetje ato janë të lërë të lira.

 

 

Mirëpo, dy ditë më pas, shoqja e tyre e dhomës i ka gjetur me hemorragji nga goja dhe pa shenja jete.

Continue Reading

Aktualitet

Mori 330 mijë lekë për tenderin, Apeli lë në fuqi 2.8 vite burg për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, nën akuzë për korrupsion  lidhur me një procedurë tenderimi për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Sipas SPAK, Joana Duro, mori ryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë ‘DRICONS’ për të fituar tenderin. Duro ndodhet në burg që prej 5 qershorit 2023, ndërsa akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë”.

Apeli ka lënë në fuqi edhe dënimin me 8 muaj burg për biznesmenin Vladimir Topi dhe inxhinierin Sivli Shehu.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

EMRI/ SPAK konfiskon rreth 1.2 milionë euro pasuri të trafikantit shqiptar në Belgjikë

SPAK ka kërkuar sekuestrimin e rreth 1.2 milionë eurove pasuri të Flamur Sinanajt, i cili rezulton i dënuar në Belgjikë me 8 vite burg për trafik droge dhe 5 mijë euro gjobë për vepra të tjera penale. Bëhet fjalë për apartamente, 10 llogari bankare, motor uji, varkë vetorizine dhe dy automjete “GMC” dhe “Mercedes Benz”.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në parashikimet e ligjit nr.10 192, datë 03.12.2009,  “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasit Flamur Sinanaj dhe personave të lidhur me të.

Shtetasi Flamur Sinanaj, është subjekt i ligjit nr.10 192/2009, pasi në bazë të vendimit nr. 5736 datë 01.12.2010, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Antverpen, dega Antverpen, dhoma 8C, është dënuar me 8 (tetë) vjet heqje lirie dhe 5.000 (pesë mijë) Euro gjobë, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, të llojit kokainë”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, si pjesë e një organizate kriminale, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.1, datë 09.01.2024, (vendim i cili ka marrë formë të prerë në datën 09.04.2024), ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të luajtshme dhe paluajtshme, si më poshtë:

  1. Apartament me sipërfaqe 76.5 m2, me adresë rruga  “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 70.000 Euro;
  2. Njësi me sipërfaqe 163 m2, me adresë rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, përfituar sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 280.000 Euro;
  3. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 123 m2, në Rrugën “Reshit Petrela”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 15.990.000 Lekë;
  4. 7 (shtatë) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 660 854 Euro;
  5. 3 (tre) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 7.574.664 Lekë;
  6. Motorr Uji “Yamaha”, tipi motor Deti “Jetski”, viti i prodhimit 2016;
  7. Varkë Vetorizine e përdorur “Yamaha 242X Limited USA”, viti i prodhimit 2017, me gjatësi 7.45 m;
  8. Automjet, marka “GMC”, modeli SIERRA SLT, tipi Kamion, viti i prodhimit 2011;
  9. Automjet, marka “Mercedes Benz”, modeli B180CDI, tipi 146, viti i prodhimit 2012;”, njofton prokuroria e posaçme.
Continue Reading
Advertisement

TRENDING