Connect with us

Pinknews

Olta akuzon Luizin se ka goditur Kiarën me…

Luizi po akuzohet sërish për dhunë ndaj Kiarës po kësaj radhe nga Olta. Situata mes çiftit është parë ndryshe nga Olta, e cila pas “Prime-it” e ka akuzuar Luizin për dhunë. Ndonëse Kiara i ka dalë në mbrojtje të dashurit të saj dhe ia ka shpjeguar situatën, Olta ka vazhduar me të veten.

Luizi: Ku i gjuajta?

Kiara: Nuk më gjuajti. Më shtyu se i futa unë takën.

Olta: Ti i the pusho për komentin që bëri dhe ai tha pusho më lër rehat.

Kiara: Mos e bëj dramatike kot. Isha vetë aty nuk ka lidhje fare. Kush je ti?

Olta: Unë jam banore e kësaj shtëpie.

Kiara: Ky është i dashuri im.

Olta: Nuk më intereson fare. Të duket gjest normal?

Luizi: Nuk e kam gjuajtur.

Olta: I ke gjuajtur.

Luizi: Okej ti thua i kam gjujt unë them nuk i kam gjujt e mbyllim muhabetin?

Olta: E pashë dhe ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte që Kiara nuk reagoi fare kur e pyeti Arbana, që i tha “Ke diçka për të thënë se më duket sikur ke diçka për të thënë?” dhe ajo tha s’kam asgjë për të thënë.

Luizi: Okej si të thuash ti

Bëhet fjalë për një fragment gjatë spektaklit ku Luizi po fliste me Qetsorin dhe Kiara e shtyu me taka, si shenjë që ai të ndalonte së foluri. Në atë moment Luizi u kthye nga ajo dhe vendosi dorën te këmba e Kiarës, si për t’i thënë që të ndalonte.

Advertisement