Connect with us

Pinknews

Olta ia thotë në sy Kiarës: Pse shtiresh, po e përdor Luizin për lojë

Këngëtarja Olta Gixhari ka pasur një bisedë më moderatoren Kiara Tito për marrëdhënien që kjo e fundit ka krijuar me Luiz Ejllin brenda shtëpisë së Big Brother. Olta i tha se Kiarës se po e përdor Luizin për lojë dhe se është shtirur me të. Madje, Olta i sugjeroi Kiarës që të dalë fare nga shtëpia e Big Brother. Kiara i tha Oltës se “është mendimi i saj”, nisi duke qeshur dhe shtoi edhe disa fjalë me ironi. “Po unë me hernie, me shpinë, ça përdor unë? Është mendimi jot. Hajde bëjmë një bisedim tjetër”– tha Kiara.

Olta: Aman o Kiara se edhe ti Luizin për lojë e përdore po hë, nuk më duket se e do aq shumë. Më vjen keq të ta them seriozisht, ta them kështu me të qeshur. Po ndenje më shumë këtu do dekompozohesh, kështu që ik Kiara më mirë se nuk e përballon dot gjithë këtë shtirje që po bën këtu. Je shumë e shtirur vërtet! Po kur bën sikur vdes për Luizin? Aman kur bën sikur vdes për Luizin, që vetëm e përdor vetëm për lojë. Jeni përshtatur mirë me njëri-tjetrin, por nuk keni gjë të përbashkët. Si ka mundësi që i del vetëm kundër? Ke filluar ti vëhesh fuqishëm kundër.

Advertisement