Connect with us

Pinknews

Olta vazhdon sulmet ndaj Luizit

Marrëdhënia mes Oltës dhe Efit ka qenë e acaruar ditën e fundit. Olta ka diskutuar me banorët e Big Brother për përplasjen e fundit që pati me Efin, të cilat nuk pranuan as të bënin sëbashku javën provën e javës.

Olta mendon se krisja e marrëdhënies mes tyre ka ardhur në momentin që Luizi dhe Efi u bënë miq të mirë bashkë.

“Nuk e kam sharë kurrë. Nuk e di pse është aq e mllefosur. Unë e di, po të ma thotë ajo. Ditën që ka hyrë Luizi në miqësinë e asaj, ajo filloi papritmas nuk më fliste më me gojë. Unë me Efin nuk kam pas marrëdhënie të thellë, por kam pas marrëdhënie normale. Ishte marrëdhënie korrekte që ne qeshnim. Ditën që ka hy Luizi në shoqërinë e saj, marrëdhënia u katandis kështu”, tha Olta.

Advertisement