Connect with us

Politike

Tom Doshi takohet me emigrantët në Milano, prezanton planin që u vjen në ndihmë 1 mln shqiptarëve

Mbi një mijë shqiptarë në Milano pritën kryetarin e Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, në një takim me diasporën. Doshi theksoi se PSD ka një program social, i cili në fokus ka shëndetësinë dhe familjet në nevojë.

“Programi i PSD, i cili i vjen në ndihmë 1 milion shqiptarëve, do të jetë pjesë e buxhetit të shtetit,” tha kreu i PSD.

Ky ishte takimi i parë i Partisë Social Demokrate me diasporën në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Advertisement