Kronike
Operacion antidrogë në Tiranë, lëshohen 30 masa arresti, ekzekutohen 25 prej tyre

Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion, përmes së cilit janë lëshuar 30 masa arresti me vendim gjykate.
Deri tani mësohet se janë ekzekutuar 20 prej tyre. Ndërkohë 5 masa të tjera janë komunikuar në qeli, pasi ishin kapur më herët.
Bëhet fjalë për grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis me hetimet që kanë nisur që në muajin janar.
I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani, i arrestuar pak javë më parë në Rrugë të Kavajës në tentativë për t’iu larguar agjentëve të Antidrogës, pasi tentoi t’i përplasë me makinë.

