Connect with us

Kronike

Operacion i përbashkët Itali – Shqipëri – Spanjë, 27 të arrestuar, 3 prej tyre në Vlorë! Droga transportohej me autobus! Ruhej në qendër azilkërkuesish nigerianë në Romë

27 persona janë arrestuar në një operacion të përbashkët mes Italisë, Shqipërisë dhe Spanjës, 3 prej të cilëve janë arrestuar në Vlorë. 20 prej tyre janë me masë arrest në burg ndërsa 7 janë në arrest shtëpie.
Përveç Anxhelo Ajazaj, Klarens Dalipaj dhe Xhino Hamitaj të kapur në Vlorë, gjithashtu akuzohet dhe një shtetas tjetër, Eurel Liçaj i cili aktualisht po vuan dënimin në burgun e Rrogozhinës. Liçaj u kap në Vlorë në vitin 2023.
‘Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Alba Tibus.Al”, u vunë në pranga shtetasit Anxhelo Ajazaj, 27 vjeç, Klarens Dalipaj alias Klarens Dhrami, 30 vjeç dhe Xhino Hamitaj, 30 vjeç. Ata dhe shtetasi Eurel Liçaj që aktualisht po vuan një dënim në IEVP Rrogozhinë, akuzohen në kuadër të një procedimi penal të iniciuar nga Prokuroria e Romës, se në vitin 2019, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar në Itali (kryesisht në Romë), lëndë narkotike Cannabis Sativa.’, njofton policia e shtetit.
Droga ruhej në një qendër të pritjes së emigrantëve në periferi të Romës. Hetimi zbuloi se objekti ishte gjithashtu një vend rekrutimi për migrantët nigerianë, mbajtës të lejeve të qëndrimit të përkohshëm, të përfshirë në aktivitete të paligjshme.
Sasitë e mëdha të marijuanës importoheshin nga Vlora dhe shpërndaheshin në të gjithë Europën falë një aleance mes grupeve kriminale shqiptare dhe nigeriane.
Organizata transportonte drogën duke përdorur transportin publik, autobus. 27 persona që janë me masë sigurie akuzohen për trafik droge, posedim dhe furnizim me lëndë narkotike, zhvatje, armëmbajtje pa leje dhe regjistrim fiktive të pasurisë.
U vunë në pranga në Vlorë:
Anxhelo Ajazaj, 27 vjeç
Klarens Dalipaj alias Klarens Dhrami, 30 vjeç
Xhino Hamitaj, 30 vjeç
Ndërsa Eurel Liçaj, po vuan dënimin në burgun e Rrogozhinës.
Operacioni në Shqipëri u finalizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe në koordinim me homologët italianë, me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, Karabinierinë e Romës, Parioli, dhe me Drejtorinë e Interpolit.

Operacioni antidrogë Itali-Shqipëri-Spanjë/ Tre të arrestuarit në Vlorë vëzhgoheshin prej ditësh, kishin rolin e shpërndarjes së drogës në Romë

1739957398_vlore.JPG

Të tre personat e arrestuar në Vlorë u ndaluan mbrëmjen e djeshme, ndërsa burime nga policia konfirmojnë se, pas urdhrit të ardhur nga policia italiane, ata kishin qenë nën vëzhgim për tre ditë.

Ndalimi i Anxhelo Ajazaj, Klarens Dalipaj dhe Xhino Hamitaj, u krye mbrëmjen e djeshme nga forcat operacionale, në pika të ndryshme të qytetit të Vlorës.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, ndërsa informacioni mbi të ka qenë tepër i rezervuar.

Sipas burimeve, të tre personat e ndaluar kishin rolin e shpërndarjes së drogave të ndryshme në Itali, kryesisht në zonën e Romës.

Advertisement