Connect with us

Kronike

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015

Mes 43 urdhërarresteve të firmosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK është dhe emri i Naim Stafukës, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye dhe u zhduk në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë.

Mësohet se ai është i arrestuar.

Prej orëve të para të mëngjesit të 17 majit 2024, SPAK ka ndërmarrë një megaoperacion për ekzekutimin e këtyre urdhërarresteve në disa qytete të vendit, si Shkodër, Lezhë, Durrës, Krujë, Vlorë e Tiranë, ndërsa pritet të dalë me një deklaratë zyrtare në përfundim të operacionit.

23 emrat e zbardhur deri më tani për të cilët janë lëshuar urdhër arreste, Disa jane ekzekutuar 
 1- Leonard Duka – Tirane
2- Erlis Duka – Tirane
3- Astrit Avdylaj – Shijak
4- Altin Avdylaj – Shijak
5- Valter Bami – Kruje
6- Durim Bami – Kruje
7- Endrit Dokle – Durres
8- Plarent Dervishaj – Durres
9- Arben Ndoka, ish-deputeti i PS –  Lezhe
10- Xhevi Ndoka në burg, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka – Lezhe
11- Fatmir Hyseni alias Doçja  -Vlore
12- Albert Zaja, i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit – Fushe Kruje
13- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca – Lezhe
14- Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduard Ndreca
15- Miri Bruli- Shkoder
16- Lulzim Berisha, i arrestuar në Spanjë
17 – Ergert Mitri – Polic, Ish drejtori i policisë Lezhe
18- Klodian Shahini – ish punonjës policie kufitare
19 – Altin Morina – Ish efektiv i RENEA-s
20- Marklen Haka
21- Arjan Tuku, arrestuar në Itali
22- Denis Meta, arrestuar në Spanjë
23- Naim Stafuka – Fushe Kruje – Arrestuar
Ngjarjet kriminale për të cilat SPAK hodhi dritë
1-Ekzekutimi i Bardhok Pllanës në Shkodër
2-Përplasja e Avdylajve me Bamët e Niklës
3-Vrasja e Brilant Martinajt me shokët
4-Vrasja e Can Karriqit
5-Vrasja e Erigers Mihasit
6-Vrasja e Armando Dumanit

Lajmi ne perditesim…

Në janar të 2022 banesës së tij në Fushë Krujë iu vu tritol. Lënda plasëse u vu në derën e shkalleve të një objekti tre katesh ku ka disa biznese por ne katin e 3 banon Naim Stafuka me familjen. Shpërthimi ndodhi pikërisht në vendin ku vite më parë u rrëmbye nga persona të maskuar i vëllai Enveri.

Gjithashtu dje Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për 3 efektivët e Policisë së Shtetit në kuadër të operacionit të sotëm. Bashkë me Erigert Mitrin, i cili më herët ka mbajtur pozicionin si drejtues i Policisë Lezhë dhe Klodian Jasharin, është edhe emri i Altin Morinës, ish-efektiv i RENEA-s

Ish-shefi i stërvitjes pranë repartit special RENEA në Tiranë, Altin Morina u arrestua më 14 mars të vitit 2023 me 113 mijë euro në makinë të padeklaruara. Morina u lirua nga qelia më 16 prill 2023. Asokohe para gjykatës, Morina deklaroi se paratë i kishte marrë nga një biznesmen, pak minuta para se të arrestohej.

Kush është Altin Morina?

39-vjeçari është prej vitesh pjesë e strukturës policore. Karriera e tij ka nisur në strukturën e sotme të AMP, (Agjencia e Mbikqyrjes Policore), ish-SHÇBA e dikurshme. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHÇBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drejtoi komisariatin e Policisë në Ballsh. Nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit. Ka dyshime se përveç lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde.

Deri më tani nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga SPAK mbi urdhër arrestet e ekzekutuara për personat që akuzohen si të implikuar në ngjarje të rënda që përfshijnë vrasje, apo organizata kriminale. Ndërkohë raportohet se i gjithë operacioni është vazhdimësi e hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të jetë mister.

Advertisement