Kronike
Operacioni i SPAK, Erzen Breçani u arrestua pranë ‘Air Albania’ do shihte ndeshjen
TIRANË- Një operacion i SPAK, pas zbërthimit të SKY ECC ka çuar në goditjen e një tjetër grupi kriminal, ku në pranga ka rënë edhe ish-zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij. NTV.AL ka mësuar të tjera detaje, ku Breçani është arrestuar në afërsi të stadiumit ‘Air Albania’; pasi mbrëmjen e djeshme do të shihet ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe. Po ashtu, burime për ne bëjnë me dije se janë arrestuar edhe Besmir Mustati dhe Bujar Germizi, ky i fundit një emër i njohur i botës së krimit në Kukës. Germizi akuzohet për krijim kushtesh për te kryer vrasje. SPAK lëshoi 11 urdhërarreste, ku 6 prej tyre janë ekzkeutuar dhe vijon puna për arrestimin e 5 të tjerëve. Mes të arrestuarve është Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani. Ndaj tij, rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit. Sakaq, pas hekurave ra edhe djali i Breçanit. Në kërkim është edhe Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë.