Connect with us

Aktualitet

Operacioni më i madh në 10 vite/ Ushtria britanike zbarkon në Orikum

Trupat e ushtrisë britanike Marchwood po ndërmarrin në Shqipëri një ndër operacionet më të mëdha të këtij lloji pas më shumë se një dekade.

Më shumë se 5000 metra katrore paisje ushtarake duke përfshirë edhe makinat e pajisura me armë Foxhound hipën në anijen e madhe roll-on /roll off në Hartland Point në Marchwood military port javën e kaluar, për të kaluar një trajnim 9 ditor në det në Shqipëri.

Nën ombrellën e operacionit Chelonia, trupat e ushtrisë britanike nga Marchwood’s 17 Port dhe regjimentit Maritime do të marrin pjesë në një mision shumë sfidues dhe kompleks për të testuar dhe provuar mundësitë e tyre në skenën botërore.

May be an image of 2 people and text

May be an image of text

May be an image of 4 people

May be an image of 1 person, boat, the Panama Canal and text

Të gjithë pajisjet ushtarake, makineri të renda dhe ushtare kanë zbritur në Durrës dhe më pas janë vendosur në Orikum për kryerjen e këtij operacioni. Nuk bëhet e qartë deri tani nëse është në bashkëpunim me ushtrinë shqiptare.

Advertisement