Kronike
Operacioni ‘Sundimi i Ligjit’/ Mashtrim me TVSH-në, 4 të arrestuar në Durrës
Katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit” që deri më tani ka sjellë arrestimin e qindra shtetasve që lëvizin me armë apo të dënuar për vrasje dhe plagosje. Së fundmi në Durrës janë arrestuar Regan Merdani, 32 vjeç, Erind Prela, Ermir Jaku dhe Dritan Mega.
Konkretisht:
Regan Merdani, 32 vjeç banues në Tiranë, i cili u lokalizua dhe u kap në lagjen nr. 4, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Hetimet për 32-vjeçarin kanë nisur që në vitin 2016 dhe si rezultat i tyre është provuar se ky shtetas e kryente mashtrimin lidhur me TVSh-në, përmes një biznesi në fushat e prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore;
Erind Prela dyshohet së më datë 13.11.2023, ka vjedhur në lagjen nr. 18, një automjet tip “BMË”, në pronësi të një shtetasi italian, banues në Durrës. Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, 38-vjeçari u vu në pranga në banesën e tij, në fshatin Manati, Lezhë, ku dhe u gjet automjeti i vjedhur.
Emir Jaku dyshohet se për rreth një vit, ka përndjekur një 24-vjeçare.
Ndërsa Dritan Megës i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. 48-vjeçari akuzohet se në mars të vitit 2023, ka dhunuar bashkëshorten e tij.