Kronike
Emri/ Nga Shkodra në Tiranë me pistoletë gati për qitje, arrestohet 43-vjeçari
Një 43-vjeçar në Vorë është arrestuar ditën e sotme për armëmbajtje pa leje. Mësohet se 43-vjeçari qarkullonte me armë tip pistoletë në makinë. Blerim Gjeta, banues në Shkodër, ishte emër i njohur për Policinë dhe i dënuar për kanosje dhe kërcënim.
Njoftimi i Policisë:
Seksioni i Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, finalizoi operacionin e koduar “Van”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi B. Gj., 43-vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit, që qarkullonte me automjet i armatosur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me krëhër e municion luftarak, që 43-vjeçari posedonte. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale