Politike
Opozita ndez motorrët
Partia Demokratike ka njoftuar ditën e sotme një protestë përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Sipas njoftimit theksohet se protesta pritet të zhvillohet të mërkurën, 12 tetor.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, deputeti i PD Belind Këlliçi thotë se SPAK po hesht lidhur me kallëzimin që është bërë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas tij, heshtja është bashkëfajësi.
“Thirrje për protestë! Thuajse 3 vjet nga shembja kriminale e Teatrit Kombëtar dhe SPAK hesht. Heshtja është bashkëfajësi. Qytetarët kërkojnë drejtësi! Nesër në ora 10:00, përpara godinës së SPAK!”-shkruan Këlliçi.