Lifestyle
Optimistët jetojnë më gjatë
Personat optimistë kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë sesa ata që kanë një qasje më negative ndaj jetës, ka gjetur një studim amerikan.
Njerëzit pozitivë kishin më shumë gjasa të jetonin deri në moshën 85 vjeçare ose më shumë.
Teoria është se optimistët mund ta kenë më të lehtë të kontrollojnë emocionet dhe kështu të mbrohen nga efektet e stresit.
Studiuesit thanë se pesimistët mund të përfitojnë duke bërë gjëra të tilla si imagjinata e një të ardhme, ku gjithçka rezulton mirë.
Studimi përdori dy grupe ekzistuese të njerëzve të rekrutuar për studime të ndryshme – 70,000 gra në Studimin e Shëndetit të Infermierëve dhe 1.500 burra në Studimin e Shëndetit të Veteranëve, transmeton Klan Kosova.
Hulumtuesit vlerësuan nivelet e tyre të optimizmit, si dhe shëndetin e tyre të përgjithshëm. Ata gjithashtu janë pyetur në lidhje me stërvitjen dhe dietat, si dhe sa shumë pinë duhan dhe alkool.
Mesatarisht, burrat dhe gratë më optimiste kishin një jetëgjatësi më të gjatë prej 11-15%, dhe kishin më shumë gjasa të jetonin në 85 krahasuar me grupin më pak optimist.
Ndërsa dihet shumë për faktorët e rrezikut për sëmundje dhe vdekje të hershme, shumë më pak kuptohet për ato që studiuesit i quajnë “faktorë psikosocial pozitivë” që mund të mundësojnë plakjen e shëndetshme.