Connect with us

Aktualitet

Ora e madhe po afrohet/ Lëvizjet e para në qeveri, shkarkohen zv.ministrat që u bënë deputetë (EMRAT)

Me vendim të Këshillit të Ministrave, janë shkarkuar nga detyra tre zv.ministra të qeverisë, të cilët këtë muaj i pret detyra e re, ajo e deputetit.

‘Sipari’ i lirimeve nga detyra ka nisur nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ku është shkarkuar zëvëndësministrja Ilva Gjuzi.

Po ashtu, është liruar nga detyra Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Romina Kuko, zëvendësministër i Ministrisë së Brendshme.

Këto janë vetëm lëvizjet e para, ndërsa kryeministri Edi Rama e ka gati për ta hapur zarfin e shumëpritur, me emrat e skuadrës së tij të katërt me të cilët do të qeverisë.

Do të jetë data 11 shtator ora 10:00 kur do të mblidhet asambleja socialiste, ndërkohë që kanë nisur ethet për ministrat aktualë dhe aspirantët që duan të zënë vendet e tyre.

Advertisement