Aktualitet
Oraret e reja, si do të punojë administrata? Ata që kanë fëmijë në shkollë, orar pune në varësi të orëve të mësimit të fëmijës
Të martën e kësaj jave Departamenti i Administratës Publike miratoi urdhrin që specifikonte rregullat standarde të punës të harmonizuara gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19, ku ndër të tjera jep edhe mënyrën sesi do organizohet puna në distancë dhe në zyrë nga administrat.
Sipas DAP gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë, institucionet e administratës shtetërore janë të detyruara të realizojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet kombinimit të punës në ambientet e institucionit dhe telepunës (puna në distance online).
“Për realizimin e detyrimit të përcaktuar ne piken I, të këtij neni, institucionet e administratës shtetërore duhet të përcaktojnë në mënyrë të detajuar dhe të qartë grafikun e nëpunësve që do të punojnë në ambientet e institucionit dhe të atyre që do të kryejnë detyrat nëpërmjet telepunes. Grafiku duhet të miratohet nga Sekretari i Përgjithshëm përkatësisht për Kryeministrinë dhe ministritë e linjës dhe nga titullari i institucionit për institucionet e varësisë.

