Pinknews
“Orari kur tradhtohet më shpesh…”/ Detektivja: Ja si ta nuhasni që po ju tradhtojnë
Detektivja private Shkenda Lili ka folur më shumë për tradhtinë, si tradhtojnë njerëzit sot dhe me kë, si dhe rastet që e kanë tronditur atë më shumë gjatë punës së saj.
Ajo ka zbuluar në “Live From Tirana” edhe orarin kur tradhtohet më shumë.
Pjesë nga intervista:
Si mund ta nuhasin tradhtinë njerëzit tek bashkëshorti apo bashkëshortja e tyre?
Mendoj se gratë e kanë atë instinktin për ta kuptuar. Është ftohja mes çiftit, justifikimi i orëve të vona, justifikimi në darkë në krevat që janë të lodhur. Mbajtja e vetes shumë, në një moment të papritur. Telefoni në duar gjatë gjithë kohës, që e ka me password, që më përpara nuk e ka pasur. Janë shumë indicie që gruaja e kupton që diçka nuk shkon.
Të njëjtën gjë edhe burrat. Edhe ata e kanë aftësinë për ta kuptuar. Sidomos kur bashkëshortja e tyre nuk pranon të flejë me ta, diçka nuk shkon. Më vijnë shumë raste që thonë se kanë 1 apo 2 muaj që gruaja nuk pranon të flejë me ta, shkon në palestër, diçka ka… Janë ato dyshimet nga më të çuditshmet që vijnë e m’i tregojnë mua. Ndonjëherë i them që nuk më duhen detajet, mjafton të më japin objektivin se kë do të ndjek edhe kaq. Por ata janë aq të mbushur nga brenda, sa u dukem edhe si psikologe dhe tregojnë gjithë historinë, edhe gjërat intime mundohen të m’i tregojnë.
Cili është orari më i shpeshtë në të cilin ndodh tradhtia?
Pasdite, gjatë orarit të punës. Personat që punojnë, mund të shkëputen gjatë orarit të punës dhe e kanë më të thjeshtë për justifikim.