Bota
Orban kërkon nga Evropa të nisë bisedime paqe direkte me Rusinë në mënyrë urgjente

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka kërkuar nga liderët e Bashkimit Evropian që të nisin në mënyrë urgjente bisedimet e paqe me Rusinë, për një zgjidhje të mundshme në Ukrainë.
Orban është deri tani i vetmi lider brenda Unionit, i cili qartazi ka mbështetur presidentin amerikan Donald Trump sa i takon rastit flagrant të takimit kokë më kokë të këtij të fundit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Në një trinom së bashku me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, një shfaqje fatkeqe e një diplomacie të kolapsuar mes liderëve u shfaq në Shtëpinë e Bardhë, duke bërë edhe që të anulohej firmosja e një marrëveshjeje të dakordësuar për shfrytëzimin e mineraleve të tokave të rralla në Ukrainë.
Ndryshe nga linja e gjithë BE-së, e cila qartazi u rreshtua me Zelenskyn, Orban u rreshtua krah Trumpit.
Përmes një publikimi në median sociale X, Orban e ka falënderuar Trumpin për qëndrimin e tij.
“Njerëzit e fortë bëjnë paqen, njerëzit e dobët bëjnë luftën. Sot Presidenti Donald Trump qëndroi me guxim për paqen. Edhe sikur të ishte e vështirë për shumë të kapërdihej. Faleminderit zoti President!”, shkroi Orban në reagimin e tij.

