Kosova
Orban si avokat i Vuçiçit: Serbia vendi kyç i Ballkanit, e papranueshme si po trajtohet nga BE
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka kritikuar Bashkimin Europian për “trajtimin e padrejtë” ndaj Serbisë. Komentet ai i bëri dje gjatë samitit BE-Ballkani që u mbajt në Bruksel, të cilin Serbia e bojkotoi..
Në mungesë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuiq, Orban, i cili ka marrëdhënie të ngushta me të, tha se Serbia është vendi kyç i rajonit dhe prapë ajo s’ka lëvizur para drejt anëtarësimit në BE, duke e lënë fajtore këtë të fundit, raporton Gazeta Express.
“Serbia është vendi kyç i Ballkanit Perëndimor, megjithatë integrimi i saj nuk ka lëvizur as edhe një hap prej vitesh. Trajtimi i Serbisë nga Bashkimi Europian ka qenë i padrejtë dhe i turpshëm. Pra, është totalisht i padrejtë. Ne po sillemi në një mënyrë të papranueshme”, tha ai.
“Serbia s’ka lëvizur asnjë edhe një grimë. Maqedonia vetëm një lëvizje të vogël përpara. Dhe prapë Ballkani Perëndimor është një rezervë ari për BE-në. Serbia është vendi kryesor që mbron Europën nga migrimi “.
Ai tha se Hungaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të avancuar anëtarësimin e saj në BE.
Deklaratën e Orban e ka ndarë misioni i Hungarisë në BE në X.